Kryetari i qeverisë, Edi Rama, reagoi pas komenteve të kreut të opozitës, Lulzim Basha se situata e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit.
“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvejku i shkretë!” shkruan Rama.