Kryeministri i vendit Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Brukselit. Fillimisht Rama do të takohet me komisionerin e BE, Josep Borell e më pas intenerari do të vijojë me një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në fokus të takimit me Presidenten e KE do të jetë ecuria dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri do të shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.