TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon publikimin e shifrave të turistëve të huaj të cilët kanë ardhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë. Së fundmi është ndalur te gjermanët, sipas së cilit në këto 7 muaj kanë ardhur 100 mijë turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
“Mbi 100 mijë turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama.
Më herët, kreu i qeverisë ka bërë me dije se Shqipëria është ndër të preferuar nga spanjollët, britanikët e francezët.