• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rama për Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë

28/11/2020
in Aktualitet
0
Edi Rama

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e krahason vdekjen e Adem Jasharit me legjendën e Gjergj Elez Alisë dhe duke përmendur faktet e datat thotë se nëse nuk do të ekzistonin ato do të duket e gjitha si një gojëdhënë.

Në 65-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, Rama shkruan se e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.

MESAZHI I PLOTË
ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.
Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të tij, të copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.
Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1999, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.
Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit.
Madje-madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si peizazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij.
Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.
Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë🇦🇱

Tags: adem jashariedi rama
Previous Post

Grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas, gjykata liron për mungesë provash Admir Çerpjan

Next Post

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku i njohur nga Elbasani humb betejën me COVID-19

Related Posts

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19: Po i nënshtrohemi një terapie të fortë

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19: Po i nënshtrohemi një terapie të fortë

16/01/2021
U gjet me dëmtime në kokë e prerje në fyt, i plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës. Policia jep detajet

MSH: Gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë 5 persona, 581 raste të reja me Covid

16/01/2021
Situata me Covid-19 në Shqipëri/ Manastirliu tregon se çdo të ndodhë me universitetet

Situata me Covid-19 në Shqipëri/ Manastirliu tregon se çdo të ndodhë me universitetet

16/01/2021
Konflikti mes ndërtuesve, arrest shtëpie për Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën

Konflikti mes ndërtuesve, arrest shtëpie për Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën

16/01/2021
Kukës/ Vodhi kamionçinën gjatë mesnatës, arrestohet 25-vjeçari

Kukës/ Vodhi kamionçinën gjatë mesnatës, arrestohet 25-vjeçari

16/01/2021
Situata me Covid-19/ Nuk ndryshojnë masat kufizuese, Manastirliu: Rritje e infektimeve dhe shtrimeve në spital pritej për shkak të festave

Situata me Covid-19/ Nuk ndryshojnë masat kufizuese, Manastirliu: Rritje e infektimeve dhe shtrimeve në spital pritej për shkak të festave

16/01/2021
Next Post
Spitali Shefqet Ndroqi

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku i njohur nga Elbasani humb betejën me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Pakistani aprovon për përdorim emergjent vaksinën anti-Covid AstraZeneca

Pakistani aprovon për përdorim emergjent vaksinën anti-Covid AstraZeneca

16/01/2021
Tensionet Greqi-Turqi/ Ministri Dendias gjen zgjidhjen: Në rast mosmarrëveshjeje, të apelojnë në Hagë

Tensionet Greqi-Turqi/ Ministri Dendias gjen zgjidhjen: Në rast mosmarrëveshjeje, të apelojnë në Hagë

16/01/2021
Arrestohen dy shqiptarë në Greqi për trafik droge, një prej tyre ishte në kërkim nga Interpol Tirana

Gjenden gjymtyrët e një njeriu në Samos, pranë kishte vetëm çizmet dhe xhinset, asnjë shenjë për pjesët e tjera

16/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.