Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku 10 shqiptarë nga Kosova humbën jetën rrugës duke u kthyer nga Gjermania në Prishtinë, pasi autobusi doli nga rruga.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova.
Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave” shkruan Rama. Më herët ishte Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që ngushëlluan familjet e viktimave.