• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në vitet 2020-2021

09/05/2022
in Ekonomi
0
Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në vitet 2020-2021

Trafiku i kokainës përmes porteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rritur gjatë viteve të fundit, e veçanërisht në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Kështu thuhet në Raportin e Drogave, i publikuar së fundmi nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA).

‘Konfiskimet individuale në 2020 dhe 2021 mund të sugjerojnë se trafiku i kokainës përmes porteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të jetë rritur. Për shembull, 143 kilogramë u kapën në portin e Durrësit, Shqipëri në prill 2021, ndërsa 1.4 ton u kapën në gusht 2021 dhe 500 kilogramë në janar 2022 në portin e Tivarit, Mali i Zi. Autoritetet malazeze dyshojnë gjithashtu se më shumë se 3 ton u kontrabanduan përmes portit të Tivarit në gjysmën e dytë të vitit 2021. Për më tepër, Kosova kapi një ngarkesë prej 400 kilogramësh kokainë në maj 2021 pasi ishte kontrabanduar përmes portit shqiptar të Durrësit’, thuhet në raport.

Në raport vihet në dukje fakti se grupet shqipfolëse kanë rritur trafikun dhe në portet e tjera të Europës, ku nënvizohet se edhe këto porte janë bërë pika të rëndësishme të hyrjes së kokainës.

“Shumica e kokainës së disponueshme në Evropë vazhdon të kontrabandohet në portet më të mëdha të kontejnerëve të BE-së të vendosura në Belgjikë (AntËerp), Holandë (Roterdam) dhe Spanjë (Valencia dhe Algeciras). Përveç Hamburgut (Gjermani), portet në Francë (Le Havre, Dunkerque, Marseille), Rumani (Konstancë) dhe Itali (Gioia Tauro), për shembull, janë bërë gjithashtu pika të rëndësishme hyrjeje të kokainës. Autoritetet gjermane ia atribuojnë rritjen e fundit të konfiskimeve në portin e Hamburgut aktiviteteve të rrjeteve të krimit të organizuar ballkanik dhe shqipfolës”.

Po ashtu sipas raportit thuhet se grupet shqipfolëse janë tërhequr vitet e fundit nga normat e larta të fitimit të këtij tregu.

“Fitimet e konsiderueshme të lidhura me tregtinë e kokainës kanë tërhequr shumë rrjete kriminale me bazë në BE që të përfshihen në këtë treg. Disa prej tyre operojnë në qendrat kryesore të shpërndarjes së BE-së dhe gjithashtu organizojnë dërgesa nga vendet e origjinës dhe tranzitit në BE. Shumica e rrjeteve kriminale të raportuara në Europol kanë qenë aktive për më shumë se 10 vjet, me disa aktorë që kanë luajtur një rol kyç për dekada, si rrjetet italiane, ndërsa lojtarët e rinj janë në kërkim të një pjese më të madhe të tregut të kokainës, si rrjetet shqiptare, belge, britanike, holandeze, franceze, irlandeze, marokene, serbe, spanjolle dhe turke”.- thuhet në raport.

Raporti përmendte edhe rritjen e rolit të grupeve shqipfolëse në tregun e kokainës në Europë, që është zgjeruar ndjeshëm që nga viti 2017. Rrjetet kriminale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, sidomos ato shqipfolëse janë shfaqur në rreth 10 vitet e fundit si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në BE.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Megjithatë, një rrjet kriminal shqipfolës e braktisi këtë model dhe vendosi kontrollin e importit dhe shpërndarjes. Duke përdorur mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës dhe, me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizoi shpërndarjen për konsumatorët në të gjithë Europën. Kokaina u kontrabandua përtej kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehura. Kriminelët pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ nëntokësor të dërgesave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien, i ngjashëm me sistemin e transferimit të haëala”, thuhet në raport.

Tags: albanewsRaporti Europiantrafikimi i kokaines
Previous Post

Leku i fortë, Banka e Shqipërisë rinis këtë muaj ankandet e blerjes së Euros

Next Post

Punëtorët e incineratorit të Fierit në protestë për rrogat

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Punëtorët e incineratorit të Fierit në protestë për rrogat

Punëtorët e incineratorit të Fierit në protestë për rrogat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.