• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti i BB: 20% e firmave shqiptare kanë nisur apo rritur biznesin online gjatë pandemisë

11/01/2021
in Ekonomi
0
Raporti i BB: 20% e firmave shqiptare kanë nisur apo rritur biznesin online gjatë pandemisë

Karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online edhe pse të cunguar. Ajo nuk kishte formën origjinale të konceptit që përfaqëson e-commerce por në finale qëllimi u arrit dhe biznesi mbajti lidhjen me konsumatorin. Kjo valë përfshiu nga rrjetet e supermarketeve tek ato të pajisjeve sportive apo të rrobave. Banka Botërore publikoi së fundmi raportin “Diagnostikimi i E-commerce në Shqipëri” dhe sjell një panoramë të plotë mbi gjendjen aktuale të biznesit online dhe nevojën që ka ai për t’u nxitur.

“Në 2020, kriza e COVID-19 ka çuar në një nxitje të madhe drejt dixhitalizimit të ekonomisë shqiptare. Një anketë e Bankës Botërore me Sipërmarrjet për vitin 2020 tregon se 20 për qind e firmave shqiptare të anketuara ose kanë nisur ose kanë rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë së COVID-19. Në një anketë me konsumatorët Banka Botërore tregoi se 55 për qind e të aknketuarve ishin përgjigjur se kishin rritur përdorimin e shoppin-ut online që nga nisja e pandemisë” vlerëson Banka.

Sipas këtij institucioni ka nevojë për veprim konkret për të mbështetur e-sipërmarrësit dhe kjo duhet të shtrihet në disa dimensione. Dokumenti nënvizon se sipërmarrësit online të Shqipërisë tashmë tregojnë shenja dinamizmi dhe qeveria mund të luajë një rol kryesor në mundësimin dhe lejimin e këtyre bizneseve në potencialin e plotë. Referuar raportit veprimet kryesore të rekomanduara që dalin nga ky diagnostikim përfshijnë së pari forcimin e besimit tek kompanitë e tregtisë elektronike në Shqipëri.

“Kjo kërkon futjen e një kodi industrial që udhëheq këtë lloj tregtie dhe që bizneset që janë pjesë e saj të mund ta shfaqin në dyqanet e tyre duke dhënë kështu edhe besueshmëri. Një fushatë informimi për formalizmin e shitësve online dhe që web-dyqanet e tyre përmbushin kërkesat ligjore. Po kështu zbatimi i një kornize për mbrojtjen e konsumatorit, e përshtatshme për epokën dixhitale, përfshirë përmes një mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në internet dhe një fushate informimi kushtuar pazarit online. Mund të prezantohet edhe një shërbim i thjeshtuar i kthimit të pakove të tregtisë elektronike që dyqanet në internet mund t’u ofrojnë klientëve të tyre në rast se produktet nuk përmbushin pritshëmritë” thuhet në dokument.

 Së dyti raporti sjell në vëmendje se duhet të bëhet krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për biznesin në ekonominë dixhitale. Kjo lidhet së pari me legjislacionin tatimor dhe zbatimin e tij sa i takon procedurave duke qartësuar trajtimin e shitësve në internet dhe tregjeve online, si në transaksione të brendshme dhe ndërkombëtare. Po kështu mjedisi rregullator duhet të bëhet më i favorshëm për inovacionin dhe pagesat në internet, përfshirë përmes zbatimit të plotë të ligjit të ri të shërbimit të pagesave dhe përdorimit të modeleve të reja të biznesit.

Një tjetër element që rekomandon BB përfshin përforcimin e programeve që synojnë mbështetjen për e-sipërmarrësit: Kjo përfshin krijimin e programeve të dedikuar për financimin dhe trajnimin e bizneseve aspirante elektronike si dhe aktivitete të rregullta në terren si konkurset e biznesit që nënvizojnë suksesin e tregtisë elektronike. E-commerce kërkon edhe masa të tjera që lidhen me zgjerimin e aksesit në internetin me bazë të gjerë. Kjo mund të ndihmohet sipas raportit dhe nga fakti që Operatori i Sistemit të Transmetimit tashmë mbulon një pjesë të mirë të vendit me fibër optike. Banka Botërore nënvizon se zgjerimi i askesit në pagesat online duhet të shihet me prioritet dhe kjo lidhet me finalizmin e roll-out, një kuadër për llogarinë bazike të pagesave që ofron disa parametra për aksesin dhe tarifat dhe transparencën.

Nxitja e pjesëmarrjes së shqiptarëve në mundësinë e biznesit online është një tjetër aspekt që sillet si rekomandim nga Banka. Sigurisht në të pranohet që tranzicioni i kulturës së blerjes në vend dhe asaj online do kohë që të vijë por ajo duhet të nxitet që të rritet në mënyrë graduale. Thjeshtimi i procedurave të taksave ndërkufitare në veçanti për dorëzimet e vogla si dhe harmonizimi i kuadrit rregullator rajonal nënvizohen nga Banka si element kyçë që duhet të kihen parasysh ndërkohë që edhe inkurajimi i Investimeve të Huaja Direkte që mund të jenë katalizatorë për ekosistemin e e-commerce në Shqipëri.

Marrë nga Monitor.al

Tags: biznesi onlinee-commercekarantina nxit biznesin onlinepandemiaraporti i bb
Previous Post

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm me 200 secilin, arrestohet 35- vjeçarja në Elbasan

Next Post

Pse mund të infektoheni me Covid-19 edhe pas vaksinimit

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Pse mund të infektoheni me Covid-19 edhe pas vaksinimit

Pse mund të infektoheni me Covid-19 edhe pas vaksinimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.