• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti i kredive me probleme bie në 6.5%, niveli më i ulët që nga nëntori 2008

05/11/2021
in Ekonomi
0
Raporti i kredive me probleme bie në 6.5%, niveli më i ulët që nga nëntori 2008

Raporti i kredive vijoi rënien në muajin shtator. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues ra në 6.5%, nga 6.9% që kishte qenë një muaj më parë. Shifra e shtatorit është niveli më i ulët i kredive me probleme i regjistruar që prej nëntorit të vitit 2008.

Deri tani, ecuria e raportit të kredive me probleme po shfaqet dukshëm më e mirë se parashikimet. Kur ekonomia u prek nga efektet e pandemisë, frika e një vale të re të kredive me probleme ishte një nga shqetësimet kryesore për rregullatorët. Banka e Shqipërisë parashikonte në analizat e saj të brendshme se raporti i kredive me probleme mund të rritej deri në 15%.

Gjatë periudhës kur efektet e krizës ishin më të forta, raporti i kredive me probleme nuk u rrit falë masave të përkohshme lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, siç ishin shtyrja e pagesave apo ristrukturimi i kredive pa përkeqësuar statusin e huamarrësit. Masat që mbështesnin ristrukturimet ishin në fuqi deri në fund të muajit mars të këtij viti dhe për shkak të afateve të përcaktuara në rregulloret përkatëse për klasifikimin e kredive me probleme pritej që efekti i tyre të vërehej duke filluar nga mesi i këtij viti.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje raporti i kredive me probleme ka vazhduar të ulet më shumë. Mosrritja e raportit të kredive me probleme tregon se masat e përkohshme e kanë arritur qëllimin e tyre, që ishte dhënia e kohës së mjaftueshme që gjendja financiare e huamarrësve të rimëkëmbej nga pasojat e pandemisë.

Përmirësimi i ekonomisë reale besohet se ka ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të subjekteve huamarrëse. Për tremujorin e dytë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 17.9% dhe tejkaloi nivelet e vitit 2019, para pandemisë. Megjithëse fundi i pandemisë ende është larg, deri tani situata duket të jetë e kontrollueshme dhe nuk ka pritshmëri për vendosjen e kufizimeve të reja serioze, që do të ndikonin në mënyrë të ndjeshme aktivitetin ekonomik.

Një rol po aq të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme ka pasur rritja e kreditimit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha këtë javë se portofoli i kredisë bankare u rrit me 8.9% në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, i diktuar nga zgjerimi i kredisë në lekë, i kredisë për qëllime investimi dhe i asaj për blerje banese. Ecuria pozitive e kreditimit ka pasqyruar si zgjerimin e kërkesës ashtu dhe përmirësimin e ofertës dhe kjo e fundit është ndikuar nga bilancet e shëndetshme të sektorit bankar. Zmadhimi i portofolit total të kredisë ka ndihmuar në uljen e peshës relative të portofolit të kredive të këqija, si edhe ka ndihmuar vazhdimësinë normale të aktivitetit të sektorit privat./E.Shehu

Burimi: BSH

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseKredi me probleme
Previous Post

Ish-punonjësja nxjerr dokumentet sekrete të Facebook: Lejoi urrejtje për të fituar para

Next Post

OBSH: Europa është tani epiqendra e pandemisë COVID-19

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
1.244 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë në Gjermani, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë

OBSH: Europa është tani epiqendra e pandemisë COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.