• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti i kredive me probleme ulet bie me 7.88%

11/06/2021
in Ekonomi
0
Kreditë me probleme u rritën lehtë në 8.2% në muajin Janar

Raporti i kredive me probleme shënoi një tjetër rënie të lehtë për muajin prill. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill ky tregues zbriti në 7.88%, nga 7.96% që kishte qenë në fund të muajit mars. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ka rënë me 0.4 pikë përqindje. Ky raport ka vazhduar të bjerë edhe pas përfundimit të afatit të masave rregullatore të Bankës së Shqipërisë, që iu lejonin bankave të mos klasifikonin si të këqija kreditë e ristrukturuara gjatë periudhës.

Masat patën sidomos ndikim në portofolin e kredive për biznesin, ku në disa sektorë efektet e krizës ishin më të forta dhe më të gjata në kohë. Këto masa ishin në fuqi deri në fund të marsit dhe gjithsesi do të duhet ende pak kohë që të kuptohet nëse kreditë e ristrukturara do të kenë një performancë të mirë.

Heqja e shumicës së kufizimeve dhe pritshmëritë e larta nga sezoni turistik kanë krijuar një pritshmëri optimiste mes bankierëve se cilësia e portofolit të kredisë nuk do të ketë pasoja shqetësuese edhe gjatë muajve në vazhdim. Edhe duke pasur parasysh vlerën totale të portofolit të ristrukturuar, në projeksionet e tyre bankat nuk presin një rritje të raportit të kredive me problem me më shumë se 2%.

Vazhdimësia e rritjes pozitive të kreditimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me problem, pavarësisht krizës. Sidoqoftë, kriza nuk ka kaluar krejt pa pasoja dhe sipas Bankës së Shqipërisë në kushte normale ulja e raportit të kredive me probleme do të kishte qenë më e madhe.

Efekti i krizës u përcoll më shpejt sidomos te huamarrësit më të vegjël, që patën më pak mundësi të përballonin përkeqësimin e situatës së tyre financiare nga humbja e punës apo mbyllja e aktivitetit tregtar. Mungesa e mjeteve për ta amortizuar krizën e ndikoi në mënyrë më të shpejtë aftësinë e tyre paguese.

Të dhënat e bankës qendrore tregojnë se në fund të muajit prill raporti i kredive me probleme për individët ishte në nivelin 5.47%, ndërkohë që në mars të vitit të kaluar, në kohën e shpërthimit të pandemisë, kishte qenë 5.21%. Ky tregues shënoi rritjen më të ndjeshme në muajt shtator dhe tetor të vitit të kaluar, periudhë që përkon me përfundimin e moratoriumit pothuajse gjashtëmujor të pagesave të kësteve që u vendos nga Banka e Shqipërisë, me bashkëpunimin e bankave tregtare.

Në muajt e fundit të vitit 2020, ky raport ra pranë niveleve aktuale dhe që atëherë nuk ka pësuar luhatje shumë të mëdha, me përjashtim të një rritjeje të lehtë dhe të përkohshme në muajin shkurt.

Ndërkohë, bizneset e patën pak më të lehtë menaxhimin e goditjes fillestare të krizës, falë rezervave të krijuara dhe mbështetjes së vazhdueshme të sektorit bankar me hua për të vijuar aktivitetin. Në këtë segment gjithashtu ndikuan shumë edhe masat që lehtësuan ristrukturimin e kredive.

Raporti i kredive me probleme për bizneset ka vazhduar rënien dhe në fund të muajit prill ky raport zbriti në 9.42%, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë. Raporti i kredive me probleme të bizneseve nuk ka shënuar ndonjë moment rritjeje të mirëfilltë pas shpërthimit të pandemisë, megjithatë pasojat tek ky kontigjent i huamarrësve do të duken ndoshta duke filluar nga mesi i këtij viti. Ecuria e segmentit të biznesit ngelet përcaktuese në cilësinë e portofolit të kredisë bankare, sepse ky segment përbën më shumë se 60% të totalit të huasë për ekonominë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseKredi me probleme
Previous Post

Rama: Shqiptarët dhe serbët të ndjekin shembullin e gjermanëve, padia për gjenocid nuk sjell rezultat

Next Post

Policia aksion për drogën në Krujë, gjen në një fuçi dy armë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
E RËNDË/ Krim në familje, burri vret gruan pranë Gjykatës së Elbasanit

Policia aksion për drogën në Krujë, gjen në një fuçi dy armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.