Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas thirrjes së policisë për protestuesit. Vasili e cilëson si kërcënim deklaratën e shpërndarë pak më parë, ku ndër të tjera i kërkohej protestuesve të ndalnin thirrjet për dhunë. Sipas policisë, këto thirrje do merrnin përgjigje ligjore.
STATUSI I PLOTE
Policia qe vret ne menyre kriminale ka edhe surrat e flet per pergjigje ligjore!
Ne Komunikaten e e saj Policia sot pas protestes se Shoqerise Civile, te organizuar si reagim ndaj vrasjes kriminale te 25 vjecarit Klodian Rasha pak metra lag shtepise ka kurajon e pacipe kercenon protestuesit me pergjigje ligjore.
Ja cfare thone vrasesit ne komunikate:
“Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve, të cilët kanë bërë thirrje sot në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në protestë, të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar thirrjet për dhunë, pasi dhuna do të përballet me përgjigjen ligjore të Policisë së Shtetit.”
Keta vrases cfare ligji zbatuan kur qelluan dhe vrane 25 vjecarin.
Keta kriminele me uniforme guxojne dhe kercenojne.
Te gjithe kreret e policise duhet te ishin larguar ne çast pas ketij krimi te poshter e te pabese.
Po sikur ne vend te 25 vjecarit te ishin femijet e tyre cfare do thoshin keta te pacipe apo jeta e djemve te popullit te thjeshte s’kaasnje rendesi.
Jepni doreheqjen se nuk keni fytyre te flisni per ligjin dhe boll e turperuat Policine.