Me çfarë mund të shoqërohet kafeja e mëngjesit më mirë se me disa biskota të shijshme të bëra vetë? Sigurisht që edhe për përgatitjen e tyre ka një sekret! Më poshtë, Mirela Andoni ndan me të gjithë recetën e këtyre biskotave që janë perfekte për të shoqëruar kafenë apo edhe çajin e pasdites.
Përbërësit që ju duhen:
• 100 g sheqer
• 100 g gjalpë i butë
• 2 vezë
• 300 g miell
• 1 pako fryrës
• Vanilje
• Fruta pylli: manaferra, mjedër dhe boronica
Mënyra e përgatitjes:
Rrihni gjalpin me sheqerin, shtoni vezët dhe pasi të bëhet një masë shtoni miellin e situr bashkë me fryrësin edhe vaniljen. Shtoni frutat dhe me lugë i ndani pjesë-pjesë në tavë me letër furre. Pjekja 180 gradë për 15-20 minuta.