Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 446 raste të reja nga 2997 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur gjithashtu se sëmundjes nuk mundën t’i shpëtonin edhe 15 qytetarë të tjerë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë .
Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë.