Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar në Kosovë në orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 562 raste të reja. Në raportin e ministrisë bëhet me dije se betejën me koronavirus në orët e fundit e kanë fituar 78 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 110 194 mijë persona mes të cilëve kanë humbur jetën 2 271 qytetarë. Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 2 640 raste.