Përgjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut do të vendoset në lidhje me masat frenues të përhapjes së covid-19. Kjo e hënë shënon edhe fundit e afatit 12 ditor të vendosur nga autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut si një masë për parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës që prej më shumë se një viti ka gjunjëzuar të gjithë botën.
Pavarësisht, masave shtrënguese në Maqedoninë e Veriut nuk është vërejtur një përmirësim i situatës me shifrat e covid-19, ku jo më larg se ditën e shtunë, vendi regjistroi edhe shifrën më të larte ditore të viktimave me 24 të tillë.
Në një deklaratë për mediat, ministri i Shëndetësisë, Felipçe, është shprehur se qeveria do të respektojë mendimin e ekspertëve, por mbetet e gatshme të zbatojë masa shtesë restriktive.