Raporteri për Shqipërinë David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.
Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.
“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time.” shkruan Lega