Asambleja e PPE ka miratuar një rezolute per zhvillimet e fundit politike në Shqipëri ku dënon ndryshimet e njëanshme kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Ndër pikat e rezolutës, Asambleja e PPE rekomandon që parlamenti i Shqipërisë të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në Kodin Zgjedhor që afektojnë në zgjedhjet e 25 prilli.
”Nxit Parlamentin e Shqipërisë të respektojnë dhe zbatojnë menjëherë opinionin e Komisionit të Venecias të kërkuar nga Shqipëria në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit”- thuhet në pikën 4 të rezolutës.
Gjithashtu Asambleja e PPE vlerëson konsensusin e arritur më 5 qershor për Kodin Zgjedhor mes palëve, por dënon ndryshimet e mëvonshme sipas të cilës u kryen njëanshmërisht nga qeveria duke minuar besimin europian.
”Njeh rëndësinë e zbatimit të zgjedhjeve të përgjithshme të lira dhe të ndershme të 25 Prillit 2021 si jetike për përparimin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE; Vlerëson legjislacionin zgjedhor të miratuar në mënyrë konsensuale, por denoncon atë të mëvonshëm të njëanshëm
ligjet e qeverisë që shkelën marrëveshjen ndër-partiake të 5 qershorit 25, duke minuar kështu brendësinë dhe besimin evropian”- thuhet në pikat 2 dhe 3.
Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane në rezolutën e miratuar sot, 7 Dhjetor 2020, i bën thirrje palëve politike të bëjnë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në Shqipëri.
Po ashtu PPE kërkon që urgjentisht të sigurohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.
”Nxit Shqipërinë për të siguruar funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë si dhe trupat e tjera gjykuese”- thuhet në pikën 6 të rezolutës.