Netflix do të rikthejë serialin “Servant of the People”, ku protagonist është presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ndjekësit e Netflix kanë kërkuar kthimin e serialit në platformë pikërisht prej bujës që ka marrë proesidenti që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Shfaqja u zhvillua për tre sezone dhe përfundoi kur Zelenski vendosi të kandidojë për president në vitin 2019 nën flamurin e një partie të re politike, e quajtur gjithashtu “Servant of the People”.