• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rikthehet pesimizmi, treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2022

08/02/2022
in Ekonomi
0
Rikthehet pesimizmi, treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2022

Treguesi i ndjesisë ekonomike e nisi me rënie vitin 2022. Mbështetur në vrojtimin periodik të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ra me 1.7 pikë përqindje gjatë muajit janar, duke ngelur megjithatë sipër mesatares afatgjatë. Rënia e janarit erdhi pasi besimi në ekonomi ishte përmirësuar për dy muaj radhazi në fund të vitit të kaluar. Kjo rënie u përcaktua kryesisht nga tkurrja e besimit në sektorin e industrisë dhe shërbimeve dhe, në një shkallë më të vogël, nga rënia e besimit konsumator. Ndërkohë, treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit dhe në atë të tregtisë u përmirësuan. Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 3.8 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga ecuria në rënie e balancës së prodhimit dhe kontratave porositëse. Megjithatë, pritjet e bizneseve për prodhimin, punësimin dhe për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie me 4.2 pikë përqindje në muajin janar, i ndikuar nga performanca më e dobët e komponentëve të lidhur me ecurinë e biznesit dhe me kërkesën për shërbime. Në linjë me këta tregues, bizneset vlerësojnë edhe situatën aktuale të punësimit në rënie. Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rënie me 0.7 pikë përqindje në muajin janar, rënie që përkeqësoi pozicionin e tij krahasuar edhe me mesataren e vet afatgjatë. Ecuria e muajit janar pasqyroi vlerësimin më negativ të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe pritjet për situatën e tyre financiare në të ardhmen. Nga ana tjetër, pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike në vend kanë ardhur në përmirësim.

Treguesi i besimit në ndërtim iu rikthye përmirësimit në muajin janar, duke shënuar një vlerë 3.1 pikë përqindje më të lartë se sa një muaj më parë. Ky zhvillim u ndikua si nga përmirësimi i balancës për aktivitetin ndërtues ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse. Rritje regjistruan dhe pritjet për nivelin e punësimit. Por, pritjet e bizneseve për çmimet regjistruan rënie, pas rritjeve të njëpasnjëshme të tre muajve të mëparshëm. Treguesi i besimit në tregti u rrit me 3.4 pikë përqindje në muajin janar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më të mira të bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Por, nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në përkeqësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.

Megjithëse performanca e ekonomisë shqiptare u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar, vala e fortë inflacioniste ka nisur të ndikojë ndjeshëm pritshmëritë dhe ndjesitë e biznesit dhe konsumatorëve për të ardhmen e afërt. Inflacioni në dhjetor arriti në 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë, ndërsa pritet një rritje e tëmejshme e tij të paktën edhe për gjysmën e parë të këtij viti.

Tags: besimi ne ekonimiRenia ekonomikeTreguesi i ndjesisë ekonomike
Previous Post

Ministrja Baerbock i siguron Ukrainës solidaritetin gjerman

Next Post

SHBA, rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
SHBA, rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale

SHBA, rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.