Traileri më i fundit për “Come Away” u publikua ditën e sotme, duke prezantuar botën magjike të Alice (Keira Chansa), vëllait të saj Peter (Jordan A. Nash) dhe prindërve të tyre, Jack dhe Rose, të luajtur nga Oyelowo dhe Jolie.
Filmi përmban disa detaje ikonike nga historitë e “Liza në botën e çudirave” dhe “Peter Pan”, por këtë herë ata janë kornizuar pasi fëmijët imagjinojnë “realitetin e tyre të tmerrshëm në një mënyrë fantastike”.
Një detaj tjetër është që prindërit kanë emrat e personazheve të filmit “Titanic”: Jack & Rose. Sipas aktorit Oyelowo, filmi është “një ri-krijim magjik i Liza në botën e çudirave dhe Peter Pan”.
Traileri i filmit