• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rindërtimi i shkollave nga donacionet e tërmetit; Me projektin e BE “EU4SCHOOLS 2” do ndërhyhet edhe në 41 objekte

13/02/2022
in Ekonomi
0
Rindërtimi i shkollave nga donacionet e tërmetit; Me projektin e BE “EU4SCHOOLS 2” do ndërhyhet edhe në 41 objekte

41 objekte të tjera arsimore të dëmtuara nga tërmeti, duke përfshirë, shkolla, kopshte, çerdhe dhe konvikte do të rindërtohen me fondet e Bashkimit Europian nëpërmjet projektit  “EU4SCHOOLS 2”. Vlera e fondit për rikonstruksionin e shkollave të dëmtuara është 60 mln euro. Donacioni i BE për rindërtimin e 63 objekteve arsimore i shtrirë në 2 faza zbatimi është në masën e 75 milion eurove.

Në listën e miratuar me vendim të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit ndërhyrjet pritet të nisin për ndërtimin e 16 objekteve arsimore dhe 34 të tjera do t’i nënshtrohen procesit të rikonstruksionit dhe rindërtimit. Numri më i lartë i ndërhyrjeve do të kryhet për objektet arsimore në Durrës. Me fazën e dytë të projektit në Durrës do të rindërtohen 12 shkolla dhe kopshte, në Tiranë 7 objekte arsimore, në Kamëz dhe Kavajë do të ndërhyhet për 6 objekte, Rrogozhinë 4, për 4 shkolla të tjera në Vorë dhe Shijak dhe 1 kopsht në Kurbin

Me fazën e parë të zbatimit të projektit të BE që nisi zbatimin në 2020 u rindërtuan 36 objekte arsimore përfshirë shkolla të mesme, 9-vjeçare, kopshte dhe çerdhe të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit iu nënshtrohen ndërhyrjeve për ndërtim dhe rikonstruksion. Nga donatorë të tjerë, si Kfw janë ndërtuar 3 shkolla, 4 objekte të tjera me fondet e shteteve Slloveni dhe Sllovaki dhe 3 nga shteti i Katarit.

Për 2022 do të ndërhyhet edhe në 13 objekte arsimore në qytetet Tiranë, Durrës, Kamëz, Lezhë, Krujë dhe Kurbin me donacionet e UNDP-së. Vendimi për caktimin e UNDP-së si njësi zbatuese, për ndërtimin/rikonstruksionin e objekteve arsimore është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit.

Pas ngjarjes të tërmetit në 2020 nga buxheti i shtetit u disbursuan 7,5 mln lekë fonde për rindërtimin e objekteve arsimore. Vetëm në kryeqytet u parashikuan kryerja e ndërhyrjeve për 37 shkolla dhe rindërtimin e 14 të tjerave. Nga Fondi shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) janë rikonstruktuar 37 objekte arsimore./D.Azo

Rindërtimi i objekteve arsimore “EU4SCHOOLS II”
BashkiaObjektiNdërhyrja
DurrësSh.Mesme Naim FrashëriNdërtim
DurrësSh.Mesme Gjergj KastriotiNdërtim
ShkozetSh.Mesme Olsi LaskoNdërtim
Durrës9 vjeçare+kopsht Eftali KociNdërtim
DurrësCerdhe Nr.3Rikonstruksion
DurrësKopshtNdërtim
DurrësKonvikti B.QerraxhiNdërtim
DurrësShkollë ProfesionaleNdërtim
KrujëKopshti VaroshNdërtim
Krujë9-vjeçare BilalajNdërtim
Lezhë9-vjeçare Gj.KastriotiNdërtim
Lezhë9-vjeçare Fran IvanajRikonstruksion
Kavajë9-vjeçare KarpenRikonstruksion
Kavajë9-vjeçare 3 DëshmorëtRikonstruksion
KavajëSH.Profesionale EricksonRikonstruksion
BabrruCerdheNdërtim
PaskuqanKopsht Azem HajdariRikonstruksion
PaskuqanKopsht Jashar HoxhaRikonstruksion
Bulqesh9-vjeçare Ibrahim PashaRikonstruksion
Rrogozhinë9 -vjeçare+kopshtNdërtim
Rrogozhinë9- vjeçare+kopshtNdërtim
Rrogozhinë9 -vjeçare Xhorxh SorosRikonstruksion
RrogozhinëKopsht OshtunNdërtim
Vorë9 -vjeçareNdërtim
Vorë9 -vjeçareNdërtim
TiranëKopshti Nr.41Rikonstruksion
TiranëKopsht+9-vjeçare M.KokalariRindërtim
TiranëKopsht+9-vjeçare 26 NëntoriRikonstruksion
TiranëKopsht+9-vjeçare Emin DurakuRindërtim
TiranëKopsht+9-vjeçare Xhezmi DelliRindërtim
TiranëSh. Profesionale Asim VokshiRikonstruksion
TiranëSh.Mesme Myslym KetaRikonstruksion
KurbinKopshti Nr.1Rindërtim
MirditëKopsht+çerdheRindërtim
ShijakKopsht Nr.2Rindërtim
ShijakKopsht+9-vjeçare RilindjaRindërtim
DurrësKonvikt Beqir CelaRindërtim
DurrësKopsht+ 9-vjeçare 14 NëntoriRikonstruksion
DurrësCerdheRikonstruksion
DurrësKopshti ManzëRindërtim

Marrë nga Monitor.al

Tags: donacionet e tërmetitEU4SCHOOLS 2Rindërtimi i shkollave
Previous Post

Vaksina Novavax ka rezultuar 80% efektive tek adoleshëntët

Next Post

Vila, makina, para dhe varka luksoze marramëndëse! Berlusconi mbret i Scrooge me mbi 50 mln euro të deklaruara

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Vila, makina, para dhe varka luksoze marramëndëse! Berlusconi mbret i Scrooge me mbi 50 mln euro të deklaruara

Vila, makina, para dhe varka luksoze marramëndëse! Berlusconi mbret i Scrooge me mbi 50 mln euro të deklaruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.