• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 3% pritet të shtyhet deri më 31 prill 2022 dhe me mundësi pagese të tarifës deri në korrik

25/12/2021
in Ekonomi
0
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 3% pritet të shtyhet deri më 31 prill 2022 dhe me mundësi pagese të tarifës deri në korrik

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 3% nga 15% që është në periudhë normale do të shtyhet deri më 31 prill 2022 dhe me mundësi pagese të tarifës deri në fund të korrikut 2022.

Afati i rivlerësimit përfundonte më 31 dhjetor 2021. Shtyrja e procesit është konsultuar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe sipas burimeve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe aktorëve të tregut pritet t’i kalohet për miratim qeverisë. Kjo është hera e katër që brenda një periudhe të shkurtër parashikohet të ndryshojë afati i përfundimit të procesit.

Arsyeja e shtyrjes të afatit të rivlerësimit është numri i lartë i aplikimeve të papërfunduara nga ASHK dhe i atyre që kanë aplikuar për rivlerësim, por ende nuk kanë kryer pagesën e tatimit. Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Monitor për 2021 janë 42% e aplikimeve që ende nuk është paguar tatimi. Konkretisht janë kryer 56,623 aplikime për 32,944 të tilla është paguar tatimi 3% dhe ka përfunduar procesi, ndërsa për 16,682 aplikime nuk është paguar taksa. Sakaq nga ASHK janë ende të patrajtuara 2,506 aplikime dhe 4,491 prej tyre janë anuluar. Për totalin e aplikimeve të përfunduara në 2021 janë arkëtuar rreth 3,6 mld lekë.

Shtyrja e afatit të rivlerësimit do të ketë efekte pozitive te tregu i pasurive të paluajtshme sipas përfaqësuesve të Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësuesve (NAREA).

“Shtyrja e afatit të rivlerësimit së pari i jep mundësinë ASHK të përfundoj me sukses çdo aplikim të dorëzuar tashmë dhe për të cilin pronari rivlerësues (që në shumicën e rasteve është dhe shitës në të ardhmen e afërt) nuk ka marrë akoma një konfirmim për masën e tatimit të rivlerësimit. Nxit transaksionet me pasuritë e paluajtshme, duke i bërë të gjitha pronat, pavarësisht kategorisë, vitit të ndërtimit, gjendjes së amortizimit, të tregtueshme, konkurruese si dhe një alternativë e mirë ne treg. Nxit investimet në Pasuritë e Paluajtshme, duke zhvilluar titujt e pronësisë si dhe të drejtën e kujtdo për të zotëruar një pasuri të paluajtshme. Nxit formalizimin dhe shmangien e evazionit fiskal në transaksionet kalimit të pronësive. Nëpërmjet procesit të rivlerësimit bëhet e mundur reflektimi i çmimit real në treg dhe jo vetëm sipas çmimeve referencë dhe luftën kundër pastrimit të parave, duke inkurajuar transaksione të rivlerësuara sipas çmimit të tregut dhe jo vetëm sipas sistemit të çmimeve referencë”, citon Shoqata Kombëtarë e Ndërmjetësuesve.

Duke qenë se procesi i rivlerësimit po jep efekte pozitive në tregun e pasive të paluajtshme, NAREA pritet që shumë shpejt të propozojë një formulë që do të qëndrojë afatgjatë, duke shmangur shtyrjet e shpeshta të procesit. Metoda e re e rivlerësimit që po hartohet nga agjencitë mobiliare në bashkëpunim me MFE pritet të kategorizojë apartamentet sipas vjetërsisë, amortizimit dhe rregullave kontabël.

Ligji për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme hyri në fuqi që në 1 janar 2020, por zbatimi i tij nisi me vonesë, për shkak të mungesës së udhëzimit, i cili hyri në fuqi në fillim të muajit shkurt. Për periudhën janar-maj 2020 MFE njoftoi se numri i aplikimeve ishte i ulët dhe për këtë arsye nga 30 shtator 2020 që ishte afati i përfundimit u shty deri në fund të vitit të kaluar. Afatet e përfundimit të rivlerësimit u ndryshuan përsëri, për shkak të numrit të ulët të aplikimeve nga situata e krijuar nga pandemia, duke vendosur si afat të mbylljes të amnistisë 31 dhjetorin 2021.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Rivlerësimi i pasurive të paluajtshmeshtyhet afati
Previous Post

SKANDALI/ Prokuroria merr në pyetje punonjës së ISSH dhe Drejtorisë së Tatimeve

Next Post

Bilanci i Covid në Kosovë, 16 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kosova numëron 320 raste aktive me koronavirus

Bilanci i Covid në Kosovë, 16 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.