• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rivlerësimi i shtëpive me 3%, afat deri në dhjetor 2021! Deri më tani rreth 50 mijë aplikime nga qytetarët. Kush përfiton nga amnistia

24/12/2020
in Aktualitet
0
Pandemia rrit sërish çmimet e apartamenteve në periferi, krahasuar me një vit më parë

Kuvendi ka kaluar për miratim edhe projektligjin “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, në të cilin përcaktohet shtyrja e afatit me një vit për rivlerësimin e shtëpive me 3 për qind. Numri i ulët i aplikimeve, kryesisht prej situatës së krijuar nga pandemia, ka bërë që brenda një periudhe të shkurtër kohore qeveria të ndryshojë 3 herë afatin.

Fillimisht u caktua që afati të mbyllej në fund të shtatorit, më pas u zgjat deri në 31 dhjetor dhe me ndryshimet e fundit, qytetarët do të kenë edhe 1 vit kohë për të përfituar nga amnistia. Ligji i miratuar dje përcakton 31 dhjetorin e vitit që vjen afatin përfundimtar për rivlerësimin e shtëpive dhe pronave me 3 për qind nga 15 për qind që është detyrimi tatimor në kushte normale.

“Përfitues nga ky ligj janë të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, si dhe individëve të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë apo kanë lidhur kontrata sipërmarrjeje dhe vazhdojnë të jetojnë në pallate të palegalizuara, si dhe personat juridikë, të cilët kanë të regjistruara në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut; shtyrja e afatit përmes këtij projektligji bëhet për shkak të përballjes me pandeminë Covid-19, fakt ky që ka pasur ndikim të ndjeshëm dhe ka sjellë vështirësi për sa i përket procesit të aplikimit nga ana e personave të interesuar për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, theksohet në relacion.

Por si llogaritet detyrimi tatimor?Konkretisht nga vlera aktuale e banesës apo pronës zbritet vlera e saj fillestare dhe 3 për qindëshi i diferencës do të jetë edhe tatimi që do të paguhet. Si bazë për rivlerësimin do të shërbejnë çmimet minimale fiskale që aplikohen për zonën kadastrale në të cilën ndodhet banesa, ndërsa për banesat që janë në proces regjistrimi, pra e kanë lejen por nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë, do të merret si referuese kostoja e ndërtimit në momentin që është dhënë leja e legalizimit. Në mënyrë hipotetike, një qytetar që ka një banesë 100 metra katrorë në Tiranë, kostoja e ndërtimit është 32 113 lekë për metër katror, atëherë vlera fillestare e objektit është 3 211 300 lekë.

Nëse rivlerësohet, vlera e këtij objekti do të përcaktohet mbi bazën e çmimeve që janë sot në treg dhe për Tiranën çmimi për metër katror është 89 137 lekë. Në këto kushte, vlera e shtëpisë sot është 8 913 700 lekë. Tatimi llogaritet nga diferenca mes dy vlerave. Pra (8 913 700-3 211 300) *3% = 171 072 lekë është tatimi që do të paguhet për përditësimin e vlerës së banesës. Përditësimi i çmimeve është një mundësi e mirë për ata të cilët duan ta shesin më pas këtë pronë, pasi në momentin e transaksionit detyrimi tatimor reduktohet ndjeshëm. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se janë rreth 52 mijë familje të cilat kanë aplikuar për të kryer rivlerësimin e banesës, por pothuajse gjysma prej tyre nuk kanë kryer ende pagesën. Lidhur me afatet, udhëzimi i Agjencisë së Kadastrës përcakton 5 ditë afat për përmbylljen e procedurave të rivlerësimit.

“Drejtoria vendore e ASHK-së, brenda 5 ditëve nga verifikimi i pagesës së tatimit të rivlerësimit të pasurisë dhe tarifave të shërbimit, duhet të kryejë shënimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për pasqyrimin e rivlerësimit, nëpërmjet punonjësit të ngarkuar me këtë detyrë”. Krahas pagesës së taksës që për shtëpitë dhe tokat që është 3 për qind dhe për bizneset është 5 për qind, qytetarët do të kenë në ngarkim edhe një tarifë tjetër, ajo është tarifa e shërbimit, e cila është 1200 lekë.

Tags: albanewsamnistiaRivleresimi i shtepive
Previous Post

431 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve për shkelje të mos respektimit të masave anti-Covid

Next Post

Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: 510 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Covid-19

Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: 510 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.