Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese. Rrëshqitje dherash ka pasur në aksin nacional Librazhd-Përrenjas. Për shkak të shirave dhe rënies së gurëve një maune ka devijuar nga rruga duke bllokuar qarkullimin.
Në vendngjarje po punon firma kontrakture për të bërë të mundur pastrimin e rrugës.