• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rreth 69 mijë të dypunësuar duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave dhe të paguajnë tatim shtesë deri në 30 Prill

20/04/2022
in Ekonomi
0
Rreth 69 mijë të dypunësuar duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave dhe të paguajnë tatim shtesë deri në 30 Prill

Janë 82,178 individë gjithsej, të cilët duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale deri në datën 30 prill, pasi kanë detyrimin pёr tё plotёsuar “Deklaratёn individuale vjetore tё tё ardhurave” pёr vitin 2021.

Nga këta, 13,521 individë duhet ta bëjnë deklarimin pasi kanë paga bruto vjetore mbi 2 milionë Lekë.

Ndërsa 68,657 individë kanë detyrimin për të bërë deklarimin e të ardhurave pasi kanë qenë të dypunёsuar tё paktёn nё njё periudhe tё vitit, ku në total paga e kёsaj periudhe ishte më e lartë se 30,000 lekë, dhe në total paga bruto vjetore është më e ulët se 2 milionë lekë.

Shifrat janë bërë të ditura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve pas kërkesës së “Monitor”.

Deklarata bëhet vetëm elektronikisht nëpërmjet modulit e-filing https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Account/LogOn. Deklarata del e papaplotësuar në sistem, por individët mund të bëjnë rishikimet e deklarimeve nëse kanë të ardhura të tjera.

Të dypunësuarit duhet të paguajnë tatim shtesë

Për individët që kanë të ardhura bruto nga paga mbi 2 milionë lekë dhe nuk kanë pasur të ardhur pagë tjetër, ky deklarim nuk sjell pagesë shtesë të tatimit mbi të ardhurat personale, pasi ata e kanë paguar TAP të plotë gjatë vitit.

Janë të dypunësuarit ata, që për të dytin vit, do të duhet të paguajnë tatimin shtesë mbi të ardhurat dhe duhet të kishin kursyer gjatë vitit për të mos u rënduar me pagesën e menjëhershme.

Përmes një ndryshimi në ligjin për të ardhurat të miratuar në fund të vitit 2019, që filloi të zbatohet për të ardhurat e 2020-s, të gjithë të dypunësuarit, pa dallim, do të duhet të deklarojnë tatimin mbi pagat (brenda 4-mujorit të parë të vitit pasardhës), duke i llogaritur si një e vetme, në momentin që do të bëjnë deklarimin e të ardhurave vjetore dhe do të duhet të paguajnë tatimin shtesë.

Ndryshimi ligjor bëri që tashmë të gjithë të dypunësuarit detyrohen të bëjnë deklarimin e të ardhurave të 2021-t dhe të rillogarisin dhe derdhin tatimin e detyruar për tu paguar në një bankë të nivelit të dytë, bazuar në deklaratën e gjeneruar nga sistemi i tatimeve për deklaratën Vjetore Individuale të të Ardhurave.

Kjo sjell automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).

Nga 1 prilli i këtij viti, pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në kufirin mbi 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që ishte deri tani, por ky lehtësim do të shërbejë për deklarimet që bëhen vitin e ardhshëm, për të ardhurat e vitit 2022.

Në vitin 2021 u paguan 8 milionë euro shtesë

Sipas raportit vjetor të tatimeve, Individët me paga të larta dhe të dy punësuarit, përveçse paguan taksat e pagave në pagesat e tyre mujore, u paguan tatimeve gjatë vitit 2021 për deklarimet e vitit 2020 edhe rreth 1 miliard lekë (8 mln euro) të tjera në formën e TAP.

Në total, pagesa me bankë për “Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave” (DIVA) nga lista e të dy punësuarve ishte rreth 460 milionë lekë, ose rreth 3.7 milionë euro, sipas raportit vjetor 2021 të tatimeve.

Tatimet sqarojnë si bëhet plotësimi

Plotësimi i Deklaratës Individual Vjetore të të ardhurave bëhet vetëm elektronikisht nëpërmjet modulit e-filing. Individët e regjistruar më parë e dorëzojnë deklaratën nëpërmjet adresës ekzistuese që kanë në e-filing. Ndërsa individët që dorëzojnë për herë të parë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, fillimisht duhet të regjistrohen në e- filing.

Çdo deklaratë individuale vjetore e të ardhurave plotësohet me numrin e identifikimit personal në letërnjoftimin e individit.

Detyrimi për të dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave e kanë:

  • Individët rezidentë të cilët kanë realizuar të ardhura, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
  • Individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.
  • Individët të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi.

Kujdes! Nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “I vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “I vetëpunësuar” ka detyrim vetëm për pagimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”. 

Deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga persona të tjerë, që vendosin të bëjnë deklaratën, megjithëse nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, për arsye se duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, kur këta individë plotësojnë kushtet e përfitimit të zbritjes së shpenzimeve.

Nga ky detyrim përjashtohen të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Deklarata Individuale të të Ardhurave (DIVA), për periudhën tatimore 2021 duhet të bëhet jo më vonë se data 30 Prill 2022.

Marrë nga Monitor.al

Tags: deklarim i te ardhuravetatim shtesete dypunesuar
Previous Post

Tjetër humbje për rusët, ekzekutohet komandanti i një batalioni në Luhansk

Next Post

Zelensky: Nëse do të kishim armët e nevojshme, lufta do të kishte mbaruar

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Zelensky: Nëse do të kishim armët e nevojshme, lufta do të kishte mbaruar

Zelensky: Nëse do të kishim armët e nevojshme, lufta do të kishte mbaruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.