• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rriten blerjet e makinave në vend, në 9 muaj më shumë autovetura se gjithë 2020-a

08/11/2021
in Ekonomi
0
Rriten blerjet e makinave në vend, në 9 muaj më shumë autovetura se gjithë 2020-a

Shqiptarët këtë vit po blejnë më shumë makina. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për nëntë muajt e parë janë regjistruar 52 357 automjete të reja.

Kjo shifër është afërsisht e barabartë me regjistrimet e reja të kryera për të gjithë vitin 2020. Në mënyrë specifike, numri i autoveturave është në rritje që në fund të 9-mujorit. Sipas DPSHTRR, për nëntë muaj janë regjistruar 44 427 autovetura, në rritje me 1.75% krahasuar me vitin e plotë 2020.

Po ta bëjmë krahasimin mbështetur në mesataren mujore, këtë vit rezulton se janë regjistruar çdo muaj 4936 autovetura, në rritje me 35.7% krahasuar me mesataren mujore të vitit të kaluar. Autoveturat përbëjnë rreth 85% të mjeteve të reja të regjistruara.

Afërsisht 39% e mjeteve të regjistruara i takojnë drejtorisë rajonale të Tiranës, me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2020, kur në Tiranë ishin regjistruar rreth 39.5% e mjeteve të reja.

Numri i automjeteve në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta. Kështu, vitin e kaluar u regjistruan rreth 52 mijë automjete të reja, ndërsa u çregjistruan në mënyrë të përhershme vetëm rreth 3200 të tilla. Deri në mesin e këtij viti, në Shqipëri raportoheshin 711 359 automjete aktive ose të çregjistruara përkohësisht. Që nga fillimi i vitit e deri në fund të qershorit, numri i mjeteve që qarkullojnë është rritur me afërsisht 35 mijë mjete ose rreth 5.1%.

Duke qenë se automjetet janë të përqendruara kryesisht në qendrat e mëdha urbane, shtimi i numrit të tyre shton problematikat e lidhura me trafikun, parkimin dhe me ndotjen e mjedisit. Statistikat tregojnë se në pjesën dërrmuese mjetet e regjistruara në Shqipëri janë më të vjetra se 12 vjet. Sipas DPSHTRR, 70% e mjeteve aktive në Shqipëri në mesin e këtij viti ishin të prodhuara para vitit 2009, ndërsa pothuajse gjysma e numrit total ishin të prodhuara para vitit 2005. Regjistrimi i mjeteve elektrike apo hibride në Shqipëri është ende në nivele krejt të papërfillshme dhe kryesisht ato përdoren nga bizneset.

Megjithë rritjen e shpejtë, statistikat e fundit tregojnë se Shqipëria është ende larg niveleve të Bashkimit Europian për sa i takon zotërimit dhe përdorimit të automjeteve. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 192 automjetesh për 1000 banorë mbështetur në numrin e mjeteve që paguan taksën vjetore ose rreth 250 mjete për 100 mijë banorë mbështetur në numrin e mjeteve aktive. Me këto shifra, Shqipëria është larg vendeve më pak të motorizuara të BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 Rumania ( e fundit në renditje) kishte 357 automjete pasagjerësh për 1000 banorë, e ndjekur nga Letonia me 381 automjete për 1000 banorë dhe Hungaria me 390 automjete për 1000 banorë. Në BE, shtete me nivelin më të lartë të motorizimit e ka Luksemburgu, me 681 automjete për 100 banorë, i ndjekur nga Italia me 663 automjete dhe Qiproja me 645 automjete.

Marrë nga Monitor.al

Tags: autoveturablerje makinashDrejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Previous Post

Evidentohen 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, vihen në pranga 12 persona

Next Post

Zhduket fëmija 2-muajsh që familja afgane ua dha ushtarëve amerikanë në Kabul

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Zhduket fëmija 2-muajsh që familja afgane ua dha ushtarëve amerikanë në Kabul

Zhduket fëmija 2-muajsh që familja afgane ua dha ushtarëve amerikanë në Kabul

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.