19 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 468 raste të reja me koronavirusin e ri.
Shpërndarja gjeografike e viktimave
Tre nga Peja (85, 74, 52 vjeç) e Prizreni (91, 76, 60 vjeç), nga dy në Prishtinë (87, 65 vjeç), Ferizaj (79, 78 vjeç), Gjakovë (64, 51 vjeç), Gjilan (78, 70 vjeç) e Drenas (78, 73 vjeç) dhe nga një në Klinë (53 vjeç), Suharekë (73 vjeç) dhe Shtërpcë (74 vjeç).
Me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 arrin në 1.106.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast.
Me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i infektimeve arrin në 42.805., ndërsa rastet aktive janë 13,195.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 28.504.