• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rriten të punësuarit me paga të ulëta, bien ata me paga mbi 120 mijë lekë në muaj

04/01/2021
in Ekonomi
0
RRITJA E PAGËS MINIMALE DHE MAKSIMALE NGA JANARI I VITIT 2012, JA SA TAKSA PAGUHEN MË SHUMË

Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë tregojnë se, pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve me pagë është rritur.

Sipas të dhënave të INSTAT personat me pagë deri në 30 mijë lekë përbënin 38.7 për qind te të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë 2020, nga 37.1 % në tremujorin e dytë.

Në të kundërt kanë pësuar rënie grupet me paga të larta. Të dhënat tregojnë se grupi i të punësuarve me pagë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë përbën 11.4% të totalit te të punësuarve nga 11.7 për qind të totalit në tremujorin e dytë.

Rënie të peshës në punësim panë edhe grupet e tjera të pagave të larta. Të punësuarit me pagë 50 mijë deri në 60 mijë shënuan një rënie të peshën me 0.9 pikë përqindje, ata me pagë 60 mijë deri në 95 mijë shënuan rënie me 0.5 pikë përqindje dhe ata me paga mbi 120 mijë lekë zunë 4.5 % të totalit te të punësuarve në tremujorin e tretë nga 4.6% në tremujorin e dytë.

Të dhënat mbi pagat tregojnë modelin në të cilin po zhvillohet ekonomia shqiptare, ku gati 40% e të punësuarve marrin nivelin më të ulët të pagës rreth 300 mijë lekë në muaj, ndërsa 26.8% e të punësuarve marrin vetëm pagën minimale prej 26 mijë lekësh në muaj.

Megjithatë analizat e riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve kanë gjetur informalitet të lartë në deklarimin real të pagave. Në Shqipëri është ende i përhapur nëndeklarimi i pagave, ku një pjesë e kompanive dhe sidomos profesioneve të lira raportojnë në tatime për efekt të sigurimeve shoqërore pagesa më të ulëta se sa realiteti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se në zbatim të Planit Operacional 2020, ka marrë një sërë nismash të rëndësishme për realizimin e objektivave të përcaktuara. Një ndër nismat e marra është edhe aksioni për informalitetin në punë.

Pas kryerjes së analizës së të dhënave të muajit qershor të pagave të deklaruara, u konstatuan paga nëndeklarim në disa profesione të ndryshme si: inxhinier, Ekonomist, Farmacist, Mekanik, Murator, Saldator, Teknik etj., në vlerën 26.000 Lekë (në nivelin e pagës minimale). Nga profesionet e analizuara të lartpërmendura, u identifikuan me parregullsi në deklarimin e pagave një numër prej 5.359 tatimpaguesish dhe 10.785 punonjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu është drejtuar me letra të personalizuara si punëdhënësve, ashtu edhe punëmarrësve të identifikuar. Në këto letra iu është kërkuar të dy kategorive që të përmbushin detyrimin ligjor për deklarimin real të nivelit të pagës ana e punëdhënësit, por gjithashtu kërkohet bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të njëjtë edhe nga punëmarrësit, të cilët duhet të kërkojnë deklarimin real të pagës nga këta punëdhënës.

Marrë nga Monitor.al 

Tags: instatkarastinepaga mbi 120 mije lekepagat e uleta
Previous Post

‘Dita perfekte për të nisur vitin e ri’, horoskopi i Paolo Fox për datë 4 janar 2021

Next Post

E ke tepruar me alkolin gjatë festave? Disa mënyra për të ‘shpëtuar’ nga dhimbja e kokës

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
E ke tepruar me alkolin gjatë festave? Disa mënyra për të ‘shpëtuar’ nga dhimbja e kokës

E ke tepruar me alkolin gjatë festave? Disa mënyra për të 'shpëtuar' nga dhimbja e kokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.