KOSOVË -Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 17 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 1 mijë e 67 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shëruar 278 persona.
Njoftimi i plotë:
23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467.