• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rritja e depozitave në valutë po zgjeron edhe asetet e bankave jashtë vendit

31/08/2021
in Ekonomi
0
Rritja e depozitave në valutë po zgjeron edhe asetet e bankave jashtë vendit

Rritja e aktiveve në valutë të huaj të sektorit bankar po sjell edhe një zgjerim të vendosjes së tyre jashtë vendit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se aktivet jorezidente në mesin e këtij viti arritën vlerën e 366 miliardë lekëve.

Që nga fillimi i vitit, aktivet jorezidente janë rritur me 10%, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e tyre është 9% më e madhe. Vlera e aktiveve jo rezidente ka arritur nivelin më të lartë që prej fundit të vitit 2018, nëse përjashtojmë tremujorin e parë të vitit të kaluar, kur rritja erdhi kryesisht si pasojë e një luhatjeje të përkohshme të kursit të këmbimit.

Rritja e aseteve të investuara jashtë vendit është kryesisht rezultat i zgjerimit të shpejtë të depozitave në valutë të huaj, sidomos në euro. Depozitat në valutë në fund të muajit qershor arritën në shumën e barasvlershme të pothuajse 684 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 9%. Ato përbëjnë 51.1% e totalit të depozitave bankare dhe mes tyre euro vazhdon të ngelet monedha e preferuar e shqiptarëve për të mbajtur kursimet.

Hapësirat për të investuar valutën në asete brenda vendit duken më të kufizuara, po të kemi parasysh se në vitet e fundit huamarrja është më e orientuar drejt lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në valutë tashmë zë më pak se gjysmën e portofolit të kredisë së sektorit bankar. Për të shmangur rritjen e ekspozimeve ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit, huadhënia në valutë po reduktohet ndjeshëm, sidomos tek individët.

Duke hequr kredinë në valutë brenda vendit dhe pjesën që mbahet në formën e rezervës së detyrueshme pranë llogarive të Bankës së Shqipërisë, për shumicën e fondeve të tjera në valutë duhet gjetur një zgjidhje për investimin ose mbajtjen e tyre jashtë vendit.

Një pakicë e këtyre aktiveve janë kredi e dhënë subjekteve jo rezidente në Shqipëri, me rreth 17% të totalit. Megjithatë, edhe kredia për jorezidentët këtë vit paraqitet në rritje me ritme të konsiderueshme, me afërsisht 15% me bazë vjetore.

Por, pjesa më e madhe e këtyre aktiveve konsiston në investime në letra me vlerë të subjekteve jashtë vendit ose në vendosje në institucione të huaja financiare.

Investimet në letra me vlerë të emetuesve jashtë Shqipërisë në mesin e këtij viti arritën vlerën e rreth 155 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 3.5%. Ato janë edhe instrumenti kryesor në portofolin e aseteve jorezidente, me 42% të totalit. Pjesa e mbetur, prej afërsisht 41% e aktiveve jorezidente, konsiston në vendosje dhe depozita në institucione financiare jashtë Shqipërisë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: depozita bankaresektori bankarvalute
Previous Post

Tentoi të kalonte 1 ton kanabis drejt Greqisë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Bashkim Muratajn

Next Post

“Skemë për azil”, Gjykata e Dibrës lë në burg vëllanë e Elton Debreshit, i vuri tritol në makinë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
“Skemë për azil”, Gjykata e Dibrës lë në burg vëllanë e Elton Debreshit, i vuri tritol në makinë

“Skemë për azil”, Gjykata e Dibrës lë në burg vëllanë e Elton Debreshit, i vuri tritol në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.