• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rritja e importeve çon të ardhurat nga doganat në rekord historik, rreth 102 miliardë lekë për 7 muaj

18/08/2021
in Ekonomi
0
Volumet e transportit të mallrave në prill kalojnë nivelin e para krizës, pasagjerët nuk rikuperohen

Të ardhurat nga doganat arritën në rreth 102 miliardë lekë për peruidhën janar korrik të këtij viti, në një nivel rekord historik, duke sinjalizuar një përmirësim të konsumit dhe rigjallërim të ekonomisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në raport me 7 mujorin e një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë, arkëtimet në dogana u rritën me 24% (+19.7 miliardë lekë). Edhe në raport me 7 mujorin normal të 2019-n, të ardhurat janë 10.4% më të larta.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli shprehet për Monitor se “rritja e të ardhurave në nivel rekord për 7 mujorin 2021 ka ardhur si rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme dhe rritjes ekonomike, mirëmenaxhimit të administratës doganore, lehtësimit të eksporteve dhe mbikëqyrjes efektive në importeve, digjitalizimit dhe shërbimit ndaj shtetasve dhe biznesit në çdo pikë doganore 24/7”.

Burimi: Doganat

Shifrat tregojnë rritje të sasive të mallrave të zhdoganuar sidomos të produkteve të akcizës. Karburantet për janar-korrik 2021 janë zhdoganuar 355.4 mijë ton, me rritje 19.2% në raport me janar-korrik 2020 dhe 2.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019-s. Karburantet sollën 24% të totalit të të ardhurave doganore për periudhën në fjalë.

Në rritje të fortë ishin dhe importet e metaleve bazë dhe artikujve të tyre, si rrjedhojë e valës së ndërtimit dhe procesit të rindërtimit pas tërmetit. Importet e metaleve bazë dhe artikujt e tyre arritën në një rekord prej 284 mijë ton në janar-korrik 2021, me rritje 11.8% në raport me të njëjtën periudhë të viti të kaluar dhe +31% në krahasim me janar-korrik 2019. Ky zë solli 5.9% të totalit të të ardhurave doganore.

Burimi: Doganat

Të ardhurat kumulative për periudhën janar-korrik 2021 janë realizuar në masën 101.9 miliardë lek nga 95 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 7 miliardë lek me shume (rreth 70 mln $ më shumë) ndërkohë që në krahasim me 7-Mujorin 2020 janë realizuar rreth 19.6 Miliardë lek më shumë.

Taksa Doganore ka rezultuar me + 642 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;

Akciza me +4.2 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +2.4 Mld, rritja e importit te cigareve me +1.4 Mld, birrës me rreth 111 Mln lek;

TVSH ka sjellë rreth 14,6 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:

  • +2.5 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
  • +2.1 mld Lek rritja e Karburantit të importit
  • +1.7 Mld lek rritje e importit te automjeteve te perdorura.
  • +1.6 Mld lek rritje nga importi i metaleve baze.
  • +700 Mln lek rritje e importit te veshje, tekstile.
  • +621 Mln Lek Konstruksionet metalike
  • +541 Mln lek Gaz i lengshem,, etj….

Renta ka sjellë +327 Milion lek për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 3,000 ton dhe rritjes së çmimit mesatar shtatë mujor me dyfishim dhe +24 Mln Lek nga rritja e eksportit të mineraleve të tjera.

Faktorët që ndikuan në rritjen e të ardhurave

Sipas analizës së doganave, për shtatë mujorin Janar-Korrik të vitit 2021, faktorët pozitivë që kanë ndikuar në të ardhurat doganore, faktorët pozitivë kanë qënë.

a) Vlerat e deklaruarane import kanë dhënë një rritje prej rreth 9 MiliardLek krahasuar me 7-mujorin 2020.

b) Sasite e importuarakanë dhënë efekt pozitiv me rreth 4 MiliardLek

c) Efekti i cmimeve te burses, që sipas Modelit vlerësohet rreth +2 Miliard Lek efekt. Duhet theksuar se pas kaq kohesh renie te cmimeve nderkombetare te burses me ne fund po arrijme ne piken e rritjes se cmimeve qe presupozon rigjenerimin e ekonomise pas efekteve te pandemise etj..

Pavarësisht nga ndikimi i këtyre faktorëve pozitivë, doganat evidentojnë dhe faktorët të cilët kanë ndikuar negativisht në të ardhurat doganore, si vijon:

a) Efekti i kursit të këmbimit vazhdon të jetë negativ në të ardhurat doganore, me rreth 2 MiliardLek. Efektin më të madh negativ e jep ulja e madhe e kursit të këmbimit të Euros, me mesatarisht -7.5pikë si 7-mujor.

b) Faktori “Interaction Term” ka ndikuar negativisht tek të ardhurat doganore me -3.1Miliard Lek. Ky faktor shpjegon ndyshimin me minus të të ardhurave doganore nga ndërthurja e elementëve të tillë si kursi i këmbimi, politikat fiskale etj..

Rekord në korrik

Administrata doganore për muajin Korrik 2021 ka realizmin 115 %, shifra më e lartë në historinë e Doganave Shqiptare krahasuar me çdo muaji të çdo vitit, megjithëse vijon ndikimi i pandemisë.

MuajiRealizim 2020Realizim 2021Plan 2021%2021-2020Diferenca2021-2020Realizimi 2021 Realizimi 2020 %
Korrik14,31617,16014,97419.92,84519.9%

Të ardhurat e realizuara në Korrik 2021 ishin 17.2 miliardë lek nga 15 miliardë lekë të planifikuara ose 15 % më shumë se plani dhe në vlerë absolute rreth 2.2 miliardë lekë më shumë (rreth 22 milionë dollar). Krahasuar me muajin Korrik 2020 realizimi për korrik 2021 është me shumë se 20% ose rreth 2.9 miliardë lekë.

Duke analizuar faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, për muajin korrik 2021 krahasuar korrik 2020 rezulton se Taksa Doganore ka gjeneruar + 129 Milionë lek më shumë nga importi mallrave me origjinë kryesisht Kinën; Akciza ka sjellë në total +671 milionë lekë më shumë që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit me 7 900 ton më shumë, rritja e importit të cigareve me rreth 32 ton më shumë, TVSH me +1.8 Mld lek dhe renta me +33 Milion lek më shumë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: rekord historikrritja e importevete ardhurat nga doganat
Previous Post

I sapokthyer nga Lojërat Olimpike! U vaksinua me ‘Pfizer’, peshngritësi shqiptar infektohet me Covid

Next Post

Nëna ishte vaksinuar, foshnja në Kosovë lind me antitrupa kundër COVID19

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Nëna ishte vaksinuar, foshnja në Kosovë lind me antitrupa kundër COVID19

Nëna ishte vaksinuar, foshnja në Kosovë lind me antitrupa kundër COVID19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.