• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rritje e shpejtë çmimesh në ushqime dhe naftë, rënie vetëm për këpucët e burrave

11/04/2022
in Ekonomi
0
Rritje e shpejtë çmimesh në ushqime dhe naftë, rënie vetëm për këpucët e burrave

Muaji mars solli të papritura të pakëndshme për të gjitha familjet në vend. Çmimet u rritën me shpejtësi, si rrjedhojë e kufizimeve në furnizime, që erdhën nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Si dy ndër shtetet kryesore të prodhimit të karburanteve, drithërave e vajit, lufta solli zhbalancime të shumta në ofertë, që u shoqëruan me rritje të fortë të çmimeve të shumë produkteve. Kjo tendencë vetëm sa iu shtua shtrenjtimit që kishte nisur që nga shtatori, si rrjedhojë e kërkesës më të fortë që erdhi nga rimëkëmbja e ekonomisë globale pas pandemisë dhe pasojave të zhbalancimit të kërkesë-ofertës gjatë periudhës së pandemisë.

Në mars, inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%, niveli më i lartë në 20 vjet.

Rritja e çmimeve për shumë produkte ka qenë shumë më e fortë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhëna të tjera të detajuara të INSTAT, që matin ndryshimin vjetor sipas nëngrupeve, tregojnë se shtrenjtimi ka qenë shumë i lartë për disa produkte të domosdoshme.

-Shërbimet personale ndaj mjeteve të transportit: Indeksi i këtij nëngrupi u rrit me 26.7% në mars, me bazë vjetore, më e larta nga të gjitha nëngrupet. Rritja e çmimit të karburantit ka shtuar shpenzimet për të gjithë përdoruesit e makinave, por dhe për ata që kryejnë udhëtime ndërurbane përmes mjeteve publike. Një litër naftë arriti në fillim të marsit deri në 260 lekë për litër, kur në bursa u shtrenjtua deri në 130 dollarë për fuçi. Pas rënies në bursa dhe krijimit të Bordit të Transparencës nga qeveria për të kontrolluar çmimet, karburanti ka zbritur aktualisht në rreth 219 lekë për litër, por sërish mbetet rreth 20% më i lartë se në janar dhe gati 40% më shumë se marsi i një vit më parë, kur blihej mesatarisht me 154 lekë/litër.

-Vajra dhe yndyrna: Indeksi i këtij nëngrupi u rrit me 22.4% në mars. Vaji bimor u shtrenjtua ndjeshëm në mars, duke i kaluar 300-320 lekë për litër nga rreth 220 lekë më parë. Tregut botëror i mungon 80% e farës të lulediellit që prodhohet nga Ukraina dhe Rusia. Operatorët e tregut kanë paralajmëruar se problematika e vajit do të vazhdojë dhe kjo vjen për shkak të çmimeve. Sipas tyre, çmimet e vajit sot në Greqi janë 4,5 euro për litër. Kjo po ndodh në Itali, Francë, Gjermani dhe vende të tjera. Edhe sasitë e furnizimeve janë të limituara nga vendet europiane.

-Buka: Çmimet e bukës dhe drithërave u rritën mesatarisht me 15.8% në krahasim me marsin e një viti më parë. Një bukë masive tashmë kushton 120 lekë, nga 80 lekë më parë. Shtrenjtimi i çmimit të drithërave ishte faktori kryesor që rriti çmimin e bukës. Në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri u importuan 326 milionë kg drithëra, nga të cilat 36% erdhën nga Serbia dhe 46% nga Rusia. Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre. Shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.

-Qumësht, djathë dhe Vezë: Indeksi i këtij nëngrupi u rrit me 10.3% në mars, shtrenjtimi i dytë më i lartë për ushqimet, pas bukës. Këto produkte janë shtrenjtuar vazhdimisht muajt e fundit, duke kulmuar në mars, pas rritjes së kostove të energjisë e transportit dhe të lëndës së parë nga fermerët. Rritja pritet të vazhdojë. Burimet nga tregu pohuan se, në muajt e fundit, shpenzimet e aktivitetit për njësitë e përpunimit të qumështit janë rritur me 20%, ndërkohë rritja në treg është reflektuar vetëm me 12%.

Në mars janë shtrenjtuar dhe zarzavate, përfshirë patatet me 10.5%, ndonëse këtë muaj fillon dhe del në treg prodhimi vendas. Rritja e kostove të lëndëve të para si plehrat kimike dhe plasmasi, së bashku me rritjen e taksave pas vendosjes së TVSH-së për inputet bujqësore ka bërë që fermerët të mbjellin më pak, duke ulur ofertën e brendshme.

Edhe mishi është shtrenjtuar me 7.1%, kryesisht për shkak të mungesës së tij në treg. Më shtrenjtë janë dhe pijet alkoolike (+3.8%). Në kafe dhe restorante mesatarisht duhet të paguash 4.5% më shumë se një vit më parë, teksa restorantet po fillojnë të reflektojnë shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Rënie të çmimeve në mars kanë shënuar vetëm këpucët e burrave, ngrohësit e kondicionerët si dhe shërbime mjekësore, paramjekësore e dentare./MONITOR

Tags: albanewskepucenafterritje cmimeshushqime
Previous Post

Kancelari austriak sot vizitë në Moskë, lideri i parë europian që takohet me presidentin rus pas shpërthimit të luftës

Next Post

Buka, vaji, karburantet e bulmeti “fundosin” buxhetet e familjeve shqiptare

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Buka, vaji, karburantet e bulmeti “fundosin” buxhetet e familjeve shqiptare

Buka, vaji, karburantet e bulmeti “fundosin” buxhetet e familjeve shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.