• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ruçi mesazh për 65-vjetorin e Adem Jasharit: Ditëlindja e Bacës dhe e Shqipërisë së Pavarur, simbolikë e fuqishme

28/11/2020
in Politikë
0
Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi

Tiranë- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kosovës, Adem Jashari.

Ruçi shprehet në mesazhin e tij se ditëlindja e Bacës dhe ditëlindja e Shqipërisë së Pavarur janë një përkim dhe simbolikë e fuqishme.

Ruçi kujton betejën heroike të Jasharajve që humbën 55 pjesëtarë dhe të mbijetuarën e vetme, Besartën, duke i kujtuar se nuk është vetëm dhe se me të është Kosova e Shqipëria dhe të gjithë njerëzit që aspirojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën.

“Adem Jashari, Heroi i Kosovës, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot do të ishte 65 vjeç. Por prej 22 vjetësh, nga 7 marsi i vitit 1998, ai, familja, miqtë e të afërmit, Kosova, Shqipëria, të gjithë ne, e kremtojmë ditëlindjen e Adem Jasharit pa Adem Jasharin. Dhe pa pothuajse të gjithë pjestarët e familjes Jashari, pesëdhjetë e pesë prej të cilëve u vranë bashkë me të, pas një beteje treditore me mijëra forca, tanke e automjete të armatosura të policisë serbe, në ngjarjen që ka hyrë në histori si masakra e Prekazit.
Jo vetëm ne, bashkëkombasit e Ademit, por të gjithë njerëzit e drejtë e të ndershëm anembanë globit, në ndeshjen midis tankeve e dhunës policore dhe njerëzve që luftojnë për liri, janë me njerëzit, me luftëtarët.
Nga trashëgimtarët e Adem Jasharit ka mbetur vetëm Besarta, e cila është e mbijetuara e vetme e familjes së tij, dhe që në atë ditë të masakrës ishte vetëm 11 vjeç.

Më dhemb dhimbja e Besartës, që nuk uron dot Bacën në këtë përvjetor. Më ther plaga e saj, e pashëruar dhe e pashërueshme, që në këtë përvjetor, në ata që kaluan dhe në ata që do të vijnë, do të jetë pa motrat, vëllezërit, prindët, pa familjarët e saj të dashur. Por Besartës i them se nuk është vetëm. Me të është Kosova e Shqipëria dhe të gjithë njerëzit që aspirojnë për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën.
Masakra e Prekazit ishte jo vetëm rënia e Adem Jasharit dhe familjës së tij, por një thirrje për burrat dhe gratë e Kosovës, për t’u bashkuar dhe për t’i shkuar deri në fund misionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, ku të gjithë qytetarët e saj të jetojnë të lirë e të barabartë”, shkruan Ruçi.

Kreu i Kuvendit thekson më tej se kjo ngjarje filloi t’i dëshmojë komunitetit ndërkombëtar të vërtetën e luftës çlirimtare të popullit kosovar, të udhëhequr nga Ushtria e tij Çlirimtare.


“Ditëlindja e Adem Jasharit përkon me ditëlindjen e Shqipërisë së Pavarur. Natyrisht, kjo është një rastësi kohore. Por ky përkim, që bashkon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me ditëlindjen e heroit që ra për Kosovën e lirë e të pavarur, bëhet një simbolikë e fuqishme.
‘Bac u kry’, ishte shprehja që, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 7 shkurt 2008, sintetizoi mirënjohjen e përjetshme të të gjithë shqiptarëve për veprën e nisur nga Adem Jashari dhe të përmbushur nga Ushtria Çlirimtare, populli dhe institucionet e Kosovës.
Ditëlindja e Adem Jasharit është një moment reflektimi, për të vlerësuar e respektuar veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar, çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, të arritur me mbështetjen e në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.
Në 65-vjetorin e tij të lindjes është dita të kujtojmë se Adem Jashari dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë, drejtësi të cilën e ka vërtetuar koha.
Sot është dita të kujtojmë se populli, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta.
Sot është dita të besojmë se asgjë nuk mund ta errësojë luftën për liri, barazi, drejtësi e dinjitet të Adem Jasharit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit kosovar
.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Tags: adem jasharialbanewsgramoz ruci
Previous Post

“Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët!”, Meta uron Ditën e Pavarësisë: 108 vite janë mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

Next Post

Rama uron Ditën e Pavarësisë, me fjalët e Ismail Qemalit dhe flamuri në gjysmë shtizë

Related Posts

Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve e jo të Ramës dhe ministrave të tij

Basha i përgjigjet Ramës: Për 8 vjet mashtrime e varfëri fajin nuk e ka BE-ja, por Tirja e qeverisë

18/01/2021
Vaksina ndaj COVID-19/ Rama vijon me kritikat: BE nuk pa përtej kufijve të vetëvetes, në rajon përveç Serbisë e Shqipërisë asnjë tjetër s’ka nisur

Vaksina ndaj COVID-19/ Rama vijon me kritikat: BE nuk pa përtej kufijve të vetëvetes, në rajon përveç Serbisë e Shqipërisë asnjë tjetër s’ka nisur

18/01/2021
PD cakton Edmond Spahon drejtues politik për qarkun e Korçës

PD cakton Edmond Spahon drejtues politik për qarkun e Korçës

18/01/2021
Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Thirrje KQZ-së të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve

Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Thirrje KQZ-së të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve

18/01/2021
14 shkolla e kopshte të reja në Kamëz, Rama-Sulit: Sistemojeni dhe këtë sheshin

14 shkolla e kopshte të reja në Kamëz, Rama-Sulit: Sistemojeni dhe këtë sheshin

18/01/2021
“Rruga të ndërtohet menjëherë”/  Meta në Selenicë: Qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por i braktisur(FOTO)

“Rruga të ndërtohet menjëherë”/ Meta në Selenicë: Qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por i braktisur(FOTO)

18/01/2021
Next Post
Postimi i Ramës

Rama uron Ditën e Pavarësisë, me fjalët e Ismail Qemalit dhe flamuri në gjysmë shtizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave

18/01/2021
Shpërndanin kokainë në Itali/ Arrestohen 6 persona mes tyre edhe shqiptarë (EMRAT)

Shpërndanin kokainë në Itali/ Arrestohen 6 persona mes tyre edhe shqiptarë (EMRAT)

18/01/2021
Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve e jo të Ramës dhe ministrave të tij

Basha i përgjigjet Ramës: Për 8 vjet mashtrime e varfëri fajin nuk e ka BE-ja, por Tirja e qeverisë

18/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.