Mbërrin në Evropë presidenti amerikan Joe Biden, i cili do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka vendosur të mbledhë krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve që janë pjesë e Aleancës Atlantike. Stoltenberg ka thënë se liderët duhet të konsiderojnë se si të “forcojnë më tej mekanizmat parandalues dhe mbrojtës të NATO-s, në dritën e një realiteti të ri për sigurinë tonë”.