Deputetja Rudina Hajdari thotë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën, duke i bërë thirrje të japë dorëheqjen.
Duke kujtuar një shprehje të ministrit, sipas të cilit pas fytyrës së çdo polici është fytyra e tij, Hajdari thotë se sot “ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm”.
Reagimi i plotë:
Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.
Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.
Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.
Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.
#drejtësipërklodianin