Numërimi mbrapsht për ‘Sanremo 2023’ filloi ditën që Amadeus shpalli emrat e 22 Big-ve që do të merrnin pjesë në Festival, duke ngjallur kuriozitet dhe emocione në publik, sidomos për artistët që nuk ishin parë prej disa kohësh.
Tani drejtori artistik ka zbuluar për herë të parë titujt e këngëve që nga data 7 deri më 11 shkurt do të konkurrojnë në skenën e Ariston.
Ja këngët e artistëve
Anna Oxa – Sali (Canto dell’anima)
Articolo 31 – Un bel viaggio
Ariete – Mare di guai
Colapesce e Dimartino – Splash
Coma_Cose – L’addio
Elodie – Due
Gianluca Grignani – Quando ti manca il fiato
Giorgia – Parole dette male
I Cugini di Campagna – Lettera 22
Lazza – Cenere
LDA – Se poi domani
Leo Gassmann – Terzo cuore
Levante – Vivo
Madame – Il bene nel male
Mara Sattei – Duemilaminuti
Marco Mengoni – Due vite
Modà – Lasciami
Mr. Rain – Supereroi
Paola & Chiara – Furore
Rosa Chemical – Made in Italy
Tananai – Tango
Ultimo – Alba
Colla Zio – Non mi va
gIANMARIA – Mostro
Noor – Tua amelie
Olly – Polvere
Sethu – Cause perse
Shari – Egoista
Will – Stupido
Sanremo 2023
7 shkurt
Gjatë natës së parë do të interpretohen gjysma e këngëve tëpara për konkurrim. Natën e parë do të votojnë vetëm juritë: juria e shtypit dhe televizionit, juria e radios dhe juria online.
8 shkurt
Natën e dytë do të interpretohen këngët e mbetura. Mënyra e votimit do të jetë e njëjtë.
9 shkurt
Të 25 këngët do të interpretohen dhe votimi do të ndahet mes televotimit (50%) dhe sondazhit të opinionit (50%).
10 shkurt
Secili nga artistët do të performojë, me një të ftuar special, një cover të një kënge kombëtare ose ndërkombëtare të viteve ’60, ’70, ’80 ose ’90.
11 shkurt
Këngët do të interpretohen për herë të fundit. Televotimi do të përcaktojë 3 këngët më të mira që do të kalojnë në superfinale. Këtu, votimi do të ndahet ndërmjet televotimit (34%), votave online (33%) dhe votës së jurisë (33%); dhe më pas do të shpallet një fitues.