• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sektorët që u goditën më shumë dhe bizneset që përfituan nga pandemia

24/03/2021
in Ekonomi
0
Sektorët që u goditën më shumë dhe bizneset që përfituan nga pandemia

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e bizneseve, që prej muajit mars kur vendi hyri në karantinë totale dhe në muajt e mëpasshëm, si rrjedhojë e ndryshimit të tendencave të konsumit dhe të frenimit të tij. Sipas INSTAT, për 9 mujorin 2020, ekonomia është tkurrur me 5.52%, me rënien më të lartë që u shënua në të dytin (-10.2), ndërsa në të tretin me -3.47%.

Ecuria e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt pritet të publikohet në fund të marsit, por statistikat afatshkurtra, që janë treguesi më i hershëm i PBB-së sinjalizojnë për një përmirësim të aktivitetit ekonomik në shumë sektorë, me përjashtim të bizneseve të lidhura me turizmin, udhëtimet (transportin), bar restorantet, industrisë së këpucëve etj. Edhe konsumi i është rikthyer rritjes, ndonëse është i nxitur kryesisht nga shpenzimet për ushqimet bazë dhe sidomos për kujdesin shëndetësor, të lidhur me pandeminë.

SEKTORËT QË U GODITËN MË SHUMË

Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet me humbjet më të mëdha

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Ndalimi i udhëtimeve dhe i aktiviteteve turistike, që ende po vijon, ka bërë që agjencitë e udhëtimit të jenë më të goditurat në vend nga pandemia. Ky sektor nuk po arrin të marrë veten. Pas rënies së aktivitetit me 86% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, vera vijoi me tkurrje prej 57%. Ndërsa në tremujorin e fundit, rënia u përshpejtua sërish në -66.4%, teksa as të huaj nuk erdhën dhe as shqiptarët nuk udhëtuan jashtë për festat e fundvitit.

Të dhënat e INSTAT treguan se në 2020-n, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend ra me 58%, ndërsa i shqiptarëve që dolën jashtë u tkurr me 51%.

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Në vend ka gjithsej rreth 1300 agjenci udhëtimi, sipas INSTAT. Në të njëjtën linjë, aktiviteti i hoteleve është i dyti me rënien më të madhe. Volumi i aktivitetit të këtij sektori që vitet e fundit kishte marrë hov për shkak të rritjes së numrit të turistëve, ra me 63% gjatë periudhës së karantinës.

Pas një rikuperimi në muajt e verës, por që mbeti sa dy të tretat e vitit 2019, që ishte më i miri historik për turizmin, shitjet e këtij sektori ranë sërish me 41% në muajt e fundit të vitit, pas rikthimit të pjesshëm të karantinës. Në vend ka rreth 1400 hotele, sipas INSTAT.

Më pak kohë dhe para të shpenzuara në bare e lokale

Një prej aktiviteteve më të përhapura në vend është ai i bareve dhe restoranteve. Në fund të vitit 2019 kishte rreth 17 mijë subjekte që ushtronin këtë aktivitet, ose 15% e totalit. Por, karantina e mars-majit dhe më pas kufizimet në oraret e mbrëmjes kanë bërë që ky aktivitet të jetë në vështirësi. Indekset e volumit ranë me 55% në tremujorin e dytë. Në periudhën në vijim, ndonëse sektori e mori veten, ai u tkurr me 19% në tetor-dhjetor.

Transporti vijon tkurrjen

Sektori i katërt me rënien më të madhe është ai i transportit, si ajror ashtu dhe urban e ndër qytetas. Volumi i aktivitetit u tkurr me 40% në periudhën e karantinës dhe në tremujorin e fundit të vitit, rënia u zbut në 18%.

Shumë shoqëri transporti po punojnë me kapacitete të përgjysmuara. Fluturimet tregtare u tkurrën me 60% në 2020-n, ndërsa edhe në muajt e parë tkurrja ka qenë në nivele të ngjashme. Janë mbi 5 mijë kompani transporti në vend.

Industria nxjerrëse vijoi me rënie, rimëkëmbet ajo përpunuese

Shumë kompani u detyruan të pezullonin përkohësisht aktivitetin gjatë karantinës. Bankers Petroleum, eksportuesi më i madhi në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës pezulloi nxjerrjen e naftës në prill, për herë të parë në histori. Kurum, prodhuesi i çelikut e mbylli përkohësisht aktivitetin. Më pas, situata u përmirësua për industrinë përpunuese, që në tremujorin e katërt arriti të rritej me 8.2%, ndërsa vijoi të jetë e tkurrur për atë nxjerrëse, si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare. Aktiviteti i industrisë nxjerrëse ra me 26% me bazë vjetore në tremujorin e katërt.

Në rënie ka vijuar dhe Industria Ushqimore, Pije, Duhan, që ka mbetur në terren negativ përgjatë gjithë vitit, duke u tkurrur me 12.4% në tremujorin e fundit.

TË FITUARIT

Teknologjia e informacionit

Pandemia përshpejtoi ecjen e ngadaltë të bizneseve drejt teknologjisë. Shitjet e pajisjeve kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë, sipas Indeksit të tregtisë me pakicë të INSTAT.

Në të njëjtën linjë, orientimi i punës nga shtëpia, apo diversifikimi drejt shitjeve online nxitën kërkesën për më shumë teknologji informacioni. Aktiviteti i programimit të kompjuterëve është i vetmi që ka shënuar rritje në të gjithë tremujorët, duke kulmuar në një zgjerim vjetor prej 34% në muajt e fundit të vitit.

Për shkak të nevojës së shtuar për komunikim, si rrjedhojë e distancimit social, “Informacioni dhe komunikimi” ka arritur të ruajë nivelet e një viti më parë, me një tkurrje prej 5.8% vetëm në tremujorin e dytë, ndërsa më pas i është rikthyer rritjes së lehtë.

Bumi i ndërtimit

Viti 2020 nuk nisi i mbarë për sektorin e ndërtimit, që u step pas tërmetit me pasoja shkatërruese të 26 nëntorit. Rimëkëmbja filloi që në tremujorin e dytë(+2.5%) për të kulmuar në të katërtin, kur sektori pa një zgjerim prej 25%. Ngritja e kullave, hoteleve, por edhe procesi i rindërtimit kanë ndikuar në këtë tendencë.

Sektorë të tjerë me rritje

Në tremujorin e fundit, rritje pozitive shënuan sektori i energjisë  (+16.3%), tregtia (+2%), prodhimi i mobilieve (+2.4%), metalurgjia (+32%), si rrjedhojë e rritjes së Kurum,  tregtia me shumicë e pakicë (+4%), Aktivitete inxhinierike dhe arkitekturore; analiza dhe testime teknike (+54%).

Marrë nga Monitor.al

Tags: bizneset qe u goditeninstatpandemiasektoret qe perfituan
Previous Post

24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

Next Post

Trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 41-vjeçar i dënuar me 9-vite burg

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Përdhunoi dhe dhunoi barbarisht gjyshen e tij, policia arreston 36-vjeçarin në Divjakë

Trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 41-vjeçar i dënuar me 9-vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.