• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SERBIA KËRKON ASOCIACION ME KOMPETENCA EKZEKUTIVE

30/10/2020
in Kosova
0
Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak

Kosova dhe Serbia diskutuan në Bruksel për çështje të pronës dhe të pretendimeve financiare. Veç tyre Serbia kërkon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç. Takimi u ndërmjetësua nga i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak. “Kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën”, shkroi Lajçak në Twitter, duke paralajmëruar së shpejti vazhdimin e bisedimeve, por pa dhënë data.

Megjithë diskutimet e gjata për pensionet dhe kadastrën ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve dhe diskutimet për këtë element të marrëveshjes së përgjithshme për pretendimet financiare dhe e çështjet të pronës midis dy vendeve do të vazhdojnë në takimin e radhës.

Petkoviç këmbëngul për Asociacion me kompetenca ekzekutive

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës nuk përmendet që palët kanë folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kërkesë kjo e vazhdueshme e qeverisë së Serbisë. Kryesuesi i palës serbe në dialog, që është njëkohësisht drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha pas takimit se në bisedime “u ngrit edhe çështja e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, dhe sipas Petkoviç, “zbatimi i kësaj marrëveshje është i nevojshëm për vazhdimin e dialogut që do të ndihmonte në ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.

“Pa formimin e Asociacionit ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet organizatë joqeveritare, nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe me kompetenca ekzekutive”, tha Petar Petkoviç.

Këndvështrime të ndryshme

“Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel, jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t’i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite”, tha Petroviç, duke shtuar se normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi nënkupton kompromis.

“Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbasin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës, por që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për Serbinë”, tha Petkoviç.

Tahiri akuzon Serbinë për hipokrizi

Takimi në Bruksel mes grupeve të ekspertëve Kosovë-Serbi ndodhi pas një muaji ndërprerjeje dhe një ditë pas votimit të qeverisë së Serbisë me kryeministre Ana Brnabiç. Kjo e fundit gjatë betimit të qeverisë dhe të ministrave të saj, lexuan tekstin e betimit, ku ndër të tjera shkruhej: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe të Metohisë”. Kjo frazë në tekstin e betimit të qeverisë së Serbisë, nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës.

“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në tjetrën të bëhen deklarata të pamatura e nxitje të konfliktit. Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, shkroi në profilin e tij social zëvëndës-kryeministri Besnik Tahiri.

Në këtë fazë ku mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet nga njëra anë dialog në nivel ekspertësh, dhe nga tjetër dhe polemika në distancë, Bashkimi Evropian po bën përpjekje që të ndërmjetësojë edhe një takim të nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiç. Në takimet që ndodhën në fund të gushtit dhe në shtator u diskutua çështja e të pagjeturve, ndërsa Beogradi këmbëngul që të diskutohet edhe çështja e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Kjo temë për Prishtinën zyrtare është e mbyllur dhe ajo nuk pranon të flitet më për të. /DW

Tags: brukselkosovaMirosllav Lajçakseria
Previous Post

TËRMETI NË TURQI/ SHËNOHEN 4 VIKTIMA DHE 120 TË PLAGOSUR, AUTORITETET: MOS HYNI NË SHTËPI!

Next Post

VDES ISH-KRYEMINISTRI TURK, MESUT YILMAZ

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Mesut Yilmaz

VDES ISH-KRYEMINISTRI TURK, MESUT YILMAZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.