Tiranë- Sezoni turistik ishte temë diskutimi në emisionin “Ekonomi Plus”. Të ftuar në diskutime, operatorët turistikë ngritën shqetësimet e tyre dhe pritshmëritë për sezonin.
Operatori turistik Agim Mehmeti u shpreh pozitiv për sezonin e ardhshëm, dhe sqaroi sfidat:
“Kostot që të ndërtosh një individ të sukseshëm, duhen vite, me uljen e pandemisë u godit fortë hoteleri-turizmi. Nurmi i agjenisve outband janë më të larta se agjensitë incoming, kështu u mbyllën agjensitë. Pra 40- 50% e stafeve humbën profesionet, pra kosotot janë edhe për biznesin edhe individin. Plaga e largimeve të të rinjve padyshim kanë zgjedhur edhe largimin nga vendi, kjo vijon sërish një plagë për burimet njerëzore. Situata është shumë e vështirë për stafet që shërbejnë gjatë sezoneve turistike.”