• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SHBA: Gjykata e Lartë bllokon urdhrin për vaksinim të detyruar në bizneset e mëdha

14/01/2022
in Botë
0
SHBA: Gjykata e Lartë bllokon urdhrin për vaksinim të detyruar në bizneset e mëdha

SHBA – Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi të enjten një urdhër të administratës së Presidentit Joe Biden për vaksinim ose testim të detyrueshëm për COVID-19 në bizneset e mëdha, në një kohë kur infeksionet po përhapen me shpejtësi. Nga ana tjetër, gjykata më e lartë e vendit la në fuqi urdhrin për vaksinim të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Gjykata i mori vendimet pasi dëgjoi të premten argumentet pro dhe kundër në betejën ligjore mbi urdhrat për vaksinimin e detyruar që u ndërmorën nga dy agjenci federale me synimin për rritjen e normave të vaksinimit në SHBA dhe sigurisë në vendet e punës dhe mjediset e kujdesit shëndetësor.

Këto çështje vunë në provë se deri ku mund të shkojnë kompetencat presidenciale për të përballuar krizën në rritje të shëndetit publik që deri tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 845,000 amerikanëve.

Gjykata ishte e ndarë në të dyja rastet. Gjykata vendosi me gjashtë vota të anëtarëve konservatorë pro dhe tre të atyre liberalë kundër, për të bllokuar vendimin për vaksinimin e detyruar në bizneset me më shumë se 100 punonjës.

Për të mbajtur në fuqi detyrimin për vaksinimin e punonjësve shëndetësore, votimi ishte 5-4, pasi kryetari i gjykatës John Roberts dhe gjykatësin Brett Kavanaugh, të dy konservatorë iu bashkuan krahut liberal.

Presidenti Joe Biden tha se ai ishte “i zhgënjyer që Gjykata e Lartë vendosi të bllokojë udhëzimet e arsyeshme për shpëtimin e jetës për punonjësit e bizneseve të mëdha”, udhëzime që sikurse tha “ishin të bazuara plotësisht në shkencë dhe ligj”.

Zoti Biden u bëri thirrje bizneseve të vendosin rregullat e tyre lidhur me vaksinimin, dhe vuri në dukje se një pjesë e mirë e kompanive e kanë bërë tashmë një gjë të tillë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy urdhrat do të shpëtojnë jetë dhe do të forcojnë ekonominë e SHBA-së duke rritur numrin e amerikanëve të vaksinuar.

Entitetet që kishin ngritur paditë, përfshirë shtete të drejtuar nga republikanë dhe një aleancë biznesi dhe grupesh fetare, kishin argumentuar se agjencitë federale kishin tejkaluar kompetencat e tyre, kur lëshuan urdhrat pa autorizimin e Kongresit.

Shqyrtimi i këtyre dy çështjeve nga Gjykata e Lartë nxorri në pah se sa përçarëse është bërë çështja e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara.

Tags: bizneset e medhashbavaksinimi i detyruar
Previous Post

Kompanitë publike dhanë kontributin kryesor në rritjen e kredisë për nëntorin 2021

Next Post

BSH: Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie të fortë prej të paktën pesë vitesh

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
SKEMAT: Si futen paratë informale në ndërtim, pronat blihen nga individë me banim jashtë vendit

BSH: Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie të fortë prej të paktën pesë vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Kjo grua ka mbetur shtatzënë dy herë brenda një muaj, mjekët japin shpjegime si ndodh kjo gje

    Kjo grua ka mbetur shtatzënë dy herë brenda një muaj, mjekët japin shpjegime si ndodh kjo gje

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, 5 të plagosur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Covid-19 në vend/ 8 viktima dhe 344 të infektuar brenda 24 orëve, 399 pacientë janë të shtruar në spitale

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.