• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

BSH: Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie të fortë prej të paktën pesë vitesh

14/01/2022
in Ekonomi
0
SKEMAT: Si futen paratë informale në ndërtim, pronat blihen nga individë me banim jashtë vendit

SHQIPËRI – Kontratat porositëse në sektorin e ndërtimit janë në rënie prej të paktën pesë vitesh me radhë. Po t’i referohemi vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për besimin e biznesit dhe konsumatorit, në muajin dhjetor të vitit të kaluar treguesi i kontratave porositëse në ndërtim pësoi rënie me 37.1%, nduke u thelluar edhe më shumë nga niveli 22.1% i muajit nëntor.

Për të gjithë vitin 2021, indeksi i ecurisë së kontratave porositëse ka pësuar një rënie mesatarisht me 41.8%. Në fakt, rënia e kontratave porositëse është më e zbutur krahasuar me vitin 2020, kur kishte qenë mesatarisht -53.9 pikë përqindje. Sidoqoftë, ky tregues është në territor negativ për të paktën pesë vitet e fundit dhe, po t’i referohemi anketimit të bizneseve, kontratat porositëse ende janë vazhdimisht në rënie.

Nëse nuk vendosim në dyshim saktësinë e vrojtimit, treguesi që paraqet ecurinë e kontratave porositëse në këtë rast shtron një lloj paradoksi: ku po mbështetet rritja e çmimeve në këto përmasa dhe kush po blen, ndërkohë që ndërtuesit prej vitesh raportojnë rënie të thellë të kontratave të shitjes?

Sipas Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin I 2021, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 0.7% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 6.7% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%.

Ndërsa sipas indeksit të “Keydata Albania”, publikim nga Çelësi Media Group, çmimi mesatar i banesave në Tiranë në fund të muajit shtator 2021 arriti në 1 121 euro/m2. Krahasuar me periudhën bazë të indeksit, vitit 2005, çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë është rritur me 73%. Edhe pritshmëritë e ndërtuesve për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë në kahun rritës. Për nëntorin 2021, indeksi i pritjes së çmimeve në ndërtim shënoi rritje me 23 pikë përqindje, vlerë dukshëm më e lartë se mesatarja e 11-mujorit 2021, 13.6% dhe ajo e vitit 2020, 4.2%.

Në vitet e fundit, aktiviteti ndërtues po zgjerohet me ritme të shpejta, i nxitur nga rritja e lartë e çmimeve, sidomos në Tiranë dhe në disa zona të bregdetit. Perceptimi është se çmimet po arrijnë nivele dukshëm jashtë mundësive të shtresës së mesme të vendit.

Sipas Instat, në tremujorin III 2021 paga mesatare bruto në Shqipëri ishte 56 mijë lekë ose rreth 460 euro në muaj. Një faktor është se kërkesa në tregun e pronave është mbështetur edhe nga kredia bankare. Huadhënia për prona vitin e kaluar arriti nivelet më të larta historike dhe në fund të nëntorit 2021, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në 144 miliardë lekë ose gati 1.2 miliardë euro. Në një vit, ky portofol është rritur me 14%.

Gjithashtu, vrojtimi i Bankës së Shqipërisë me firmat e ndërtimi dhe agjentët e shitjes tregon se afërsisht një e treta e pronave në tregun e pasurive të paluajtshme blihen nga persona jorezidentë në Shqipëri. Kjo tregon se fryrja e çmimeve në një pjesë të madhe po mbështetet në para që vijnë nga jashtë vendit. 

Marrë nga Monitor.al

Tags: cmimi i banesavekontratat porositesesektori i ndertimit
Previous Post

SHBA: Gjykata e Lartë bllokon urdhrin për vaksinim të detyruar në bizneset e mëdha

Next Post

OBSH rekomandon ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
OBSH: Mbi 1 milion raste të reja në një javë në Evropë, frikë për variantet e reja

OBSH rekomandon ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kapet fieraku me karabinë, kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh në Fier

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Basha: Shqipëria i ka besuar PPP-ve, e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.