• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SHBA miraton paketën stimuluese 1.9 milionë dollarë kundër COVID-19

10/03/2021
in Botë
0
SHBA miraton paketën stimuluese 1.9 milionë dollarë kundër COVID-19

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një paketë masive stimuluese kundër COVID-19 që do t’i japë mbështetje ekonomisë së vendit dhe do të injektojë miliarda dollarë në sistemet shëndetësore globale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson shpjegon se reagimi amerikan ndaj pandemisë ka evoluar gjatë vitit të kaluar dhe tani vëmendja kryesore është tek vaksinimet:

Vaksinat kanë filluar të bëhen thuajse në çdo cep të globit. Në Shtetet e Bashkuara është vaksinuar deri tani rreth 10% e popullatës. Ndërkaq demokratët po punojnë për miratimin e një ligji transformues për të luftuar pandeminë:

“Jemi në prag të dërgimit të ligjit tek presidenti për të ndihmuar që ta mposhtim pandeminë e COVID-it. Ajo do të mundësojë më shumë vaksinime, kthimin e fëmijëve pa rrezikuar në shkollë, më shumë fonde për njerëz në nevojë dhe rihapjen e më shumë vendeve të punës,” tha ligjvënësi Jim McGovern.

Akti legjislativ me vlerë 1.9 trilionë dollarë do t’i japë formë të re ekonomisë duke ofruar mbështetjen më të madhe kundër varfërisë në 100 vjet. Republikanët thonë në kritikat e tyre se projektligji merret me shumë më tepër tema se sa pandeminë.

“Nuk po ekzagjeroj nëse them se shumica po e shfrytëzon krizën për të miratuar axhendën e tyre me politika progresiste,” tha ligjvënësi republikan, Tom Cole.

Por disa analistë thonë se vetë përmasat e paketës së ndihmave do të kenë ndikim të ndjeshëm jo vetëm në ekonominë amerikane por edhe atë globale.

“Ky projektligj prej 1.9 trilionë dollarësh do të rrisë 1% ekonominë globale. Kjo sipërmarrje është e jashtëzakonshme. Nëse do ta vëmë nën kontroll pandeminë dhe të rihapim ekonominë, do të shohim rritje ekonomike me ritme shumë të larta,” thotë analisti Stephen Morrison.

Projektligji parashikon 11 miliardë dollarë ndihma ndërkombëtare që do të stabilizojnë programet kundër COVID-it në vende në zhvillim dhe do të ndihmojnë vazhdimësinë e punës së COVAX-it. Ekspertët e shëndetësisë thonë se vetëm vaksinimi i amerikanëve nuk mjafton:

“Viruset nuk duan t’ia dinë për kufinj. Nëse vazhdon vaksinimi me ritme të ngadalta, ka shumë mundësi të shfaqen variante të reja që kërcënojnë efikasitetin e vaksinave ekzistuese dhe ndoshta i bëjnë të pavlefshme,” thotë Dr. Ashish K. Jha.

Propozimi i mbështetur nga Presidenti Biden është paketa e pestë me ndihma kundër pandemisë. Ky projektligj gëzon mbështetje të gjerë mes amerikanëve, sipas anketave të fundit. Por pas shpenzimeve rekord që miratoi Kongresi si resultat i krizës së koronavirusit, nuk ishte e lehtë të gjendej mbështetje për ndihmat ndërkombëtare.

“Këto ndihma janë afirmim i faktit që ndreqja e situatës brenda Shteteve të Bashkuara, kapërcimi i krizës së pandemisë dhe rihapja e ekonomisë do të arrihen me sukses vetëm nëse bëhen në formë universale në mbarë botën. Nuk duhet ta mendojmë zgjidhjen sikur jetojmë në ishuj të izoluar,” thotë analisti Morrison.

Sapo Presidenti Biden ta nënshkruajë ligjin këtë javë, shumë familje amerikane me të ardhura të ulëta e të mesme do të marrin 1400 dollarë brenda pak ditësh./ VOA

Tags: covidpaketa stimulureseshba
Previous Post

Zgjedhjet e 25 prillit/ Soreca: Të zbatohet ligji i dekriminalizmit!

Next Post

Rritja e numrit të infeksioneve, ashpërsohen masat anti-Covid në Mal të Zi

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Shpërthimi i varianteve të reja shton zonat e kuqe/ Italia ashpërson masat kundër koronavirusit

Rritja e numrit të infeksioneve, ashpërsohen masat anti-Covid në Mal të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.