• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SHEFI I OKB-SË SHPREH KEQARDHJE PËR MUNGESËN E GRAVE NË PËRPJEKJE PËR PAQEN

01/11/2020
in Botë
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu keqardhje për mungesën e vazhdueshme të grave në përpjekjet për paqe në botë, edhe dy dekada pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkoi të rrisë një përfaqësim të tillë.

Guterres tha se kishte pasur “ndryshime të rëndësishme” që nga miratimi i Rezolutës 1325 në vitin 2000, e cila kishte inkurajuar të gjithë palët e interesuara të vendosnin përparësi për rolin dhe interesat e grave dhe vajzave në bisedimet e paqes, paqeruajtjes, ndihmave humanitare dhe rindërtimit pas konfliktit.

“Por, barazia gjinore para së gjithash është një çështje e fuqisë, dhe kudo që të shohim, strukturat e pushtetit dominohen nga burrat”, i tha Guterres një takimi virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gratë drejtojnë vetëm shtatë për qind të vendeve, ndërsa burrat përbëjnë tre të katërtat e anëtarësimit në task forcat kundër COVID-19, tha Guterres.

“Edhe pse po përmirësojmë përfaqësimin e grave në ekipet e ndërmjetësimit të Kombeve të Bashkuara, ato mbeten kryesisht të përjashtuara nga delegacionet në bisedimet dhe negociatat e paqes”, tha Guterres, duke marrë si shembull përpjekjet diplomatike në Afganistan, Mali dhe Jemen.

Agjencia e UN Women përmes një deklarate nxiti vendet për veprim në respektimin e rezolutës “në një moment kritik, kur nevojitet një përpjekje e përbashkët për të parandaluar COVID-19”.

Me iniciativën e Rusisë, Këshilli i Sigurimit u takua të enjten për të shqyrtuar një rezolutë që do të inkurajonte përfaqësimin më të madh të grave në vendimmarrje.

Por, diplomatët thanë se rreth 10 anëtarë të Këshillit nga 15 sa janë gjithsej, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane ishin kundër, duke besuar se iniciativa ruse minon arritjet e deritashme.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, tha se drafti ishte “i ekuilibruar” dhe “lejon promovimin e mëtejshëm të grave, paqen dhe agjendën e sigurisë”.

Drafti, të cilin e ka parë agjencia AFP, rendit rekomandimet për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, për të përmirësuar statusin e grave.

Por, kritikët e saj thonë se kjo projekt-rezolutë nuk ka referenca për rolin e shoqërisë civile.

Një diplomat duke folur në kushte anonimiteti tha se një paragraf i tërë mbi përgjegjësinë e shteteve në fushën e të drejtave të njeriut u fshi gjatë negociatave.

Tags: okbshefi i okb
Previous Post

VALA E DYTË E COVID-19/ KAPACITETI MAKSIMAL I SPITALEVE NË ANGLI MUND MBUSHET DERI NË 17 DHJETOR

Next Post

DOKUMENTI/ HOLANDA, “JO” SHQIPËRISË PËR NEGOCIATAT. BLOK: KUSHTET S’JANË PLOTËSUAR! DRITË JESHILE PËR SHKUPIN

Related Posts

Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

28/05/2022
Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

28/05/2022
Sulmuesi i Teksasit dërgoi mesazhe në internet pak para sulmit

Sulmuesi i Teksasit dërgoi mesazhe në internet pak para sulmit

28/05/2022
Dy vjet pas vdekjes së George Floyd SHBA-ja në një udhëkryq

Dy vjet pas vdekjes së George Floyd SHBA-ja në një udhëkryq

28/05/2022
Zyrtari i OKB-së: Rusia ka rrëmbyer 230 mijë fëmijë ukrainas

Zyrtari i OKB-së: Rusia ka rrëmbyer 230 mijë fëmijë ukrainas

28/05/2022
Princ William nderohet me një monedhë për ditëlindjen e tij

Princ William nderohet me një monedhë për ditëlindjen e tij

28/05/2022
Next Post
Stef Blok

DOKUMENTI/ HOLANDA, “JO” SHQIPËRISË PËR NEGOCIATAT. BLOK: KUSHTET S’JANË PLOTËSUAR! DRITË JESHILE PËR SHKUPIN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mblidhet Bordi i Transparencës, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U ekzektua teksa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

28/05/2022
Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

28/05/2022
Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

28/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.