Të falësh dashuri në kohë pandemie!
Edhe pak ditë na ndajnë nga Dita e të dashuruarve dhe të gjithë kanë filluar të mendojnë për dhuratat. Pavarësisht uljeve në çdo produkt që mund të zgjedhësh për personat që dashuron, dhurata që dominon çdo 14 shkurt janë lulet.
Këtë vit industria e luleve ka arritur një fitim prej 35 miliardë dollarësh është ndoshta një ndër më të përfshirat në gëzime, hidhërime dhe festat familjare se çdo industri tjetër. Për këtë ka ndikuar edhe situata e covid-19.
Shumë prej bizneseve të luleve janë përballur me shumë sfida vitin që lamë pas, duke sjellë kjo mungesa në furnizimet me lule këtë periudhë të vështirë.
25-vjeçarja Maria Alvarez, një shitëse lulesh në Los Angeles, tha se menaxherët e saj në “David’s Flowers” ishin detyruar të mos plotësonin porositë për familjet që kërkonin lule funerale, për shkak të kërkesës së Ditës së Shën Valentinit.
“Është e trishtueshme dhe vërtet e vështirë t’i thuash një familjeje se nuk kemi lule për funeralin e të afërmve të tyre. Ne i njohim shumë prej tyre dhe ky është një nga momentet më të vështira“, tha Alvarez.
Çmimet për kurorat funerale kanë shkuar nga 85 në 120 dollarë në vetëm disa javë, ndërsa kjo periudhë ka një mbingarkesë porosish për shkak të festës së Shën Valentinit.