Dita e gjashtë ka regjistruar dhe tensionet e para në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës. Një faqe në Facebook me emrin Zubin Potok INFO, ka publikuar pamje me anë të të cilave dokumenton dhe djegien e qendrës së regjistrimit në Zubin Potok.
Edhe në Zveçan janë hedhur granata dore, duke shkaktuar tym në ajër, por ende nuk është raportuar për persona të lënduar. Policia e vendit nuk ka bërë me dije që të jenë proceduar persona për shkka të këtyre zjarrvënieve.
Gjithsesi, policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.