Ka shkuar në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Elbasan. Viktima e radhës në këtë qytet është një 79-vjeçar, i cili ka humbur jetën këtë të martë në spitalin Covid 2.
Përpara disa orësh u bë me dije se një 47-vjeçar, po ashtu nga Elbasani, ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm te “Sanatoriumi”. 47-vjeçari ishte i shtruar prej 10 ditësh tek spitali Covid2. Me viktimat e fundit shkon në 65 numri i viktimave nga ky qytet ndërsa mbeten 804 rastet aktive me koronavirus.