GREQI– Një 15- vjeçare raportohet se ka humbur jetën në spitalin e Thebes në Greqi për shkak të koronavirusit, ku ajo ishte shtruar herët në mëngjes.
15-vjeçarja kishte sëmundje të tjera shoqëruese, të cilat çuan në përkeqësimin e gjendjes së saj, raporton CNN Greece.
“15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”,– tha kryetari i bashkisë së Thebës.
Në të njëjtën kohë, nëna e saj po trajtohet me intubim në Spitalin Evangelismos. Ky është rasti i parë ku humb jetën një i mitur me COVID në Greqi.