Dy të rinj të moshave 20 dhe 22-vjeç janë plagosur me thikë nga një 33-vjeçar mesditën e sotme në Skrapar.
Ngjarja ka ndodhur te tregu i përjavshëm ku sherri mes tyre është përshkallëzuar fillimisht në grushte dhe më pas në përdorimin e thikave.
Për pasojë dy të rinjtë kanë marrë plagë të rënda dhe janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Tashmë ata po transportohen me helikopter drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë policia po punon për kapjen e 33-vjeçarit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç. Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë dhe helikopter në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, njofton policia.