India është vendi që po përballet me një valë të dytë dhe më agresive të Covid-19 dhe për shkak të kësaj gjendjeje kritike, shitja e këtij medikamenti ka nisur edhe në treg të zi.
Siç raporton CNN, tashmë i gjithë vendi po kërkon Remdesivir dhe ilaçi mund të gjendet edhe në treg të zi, por me çmim shumëfish më të lartë se çmimi normal.
Policia ka njoftuar se janë evidentuar disa raste të shitjes së paautorizuar të këtij ilaçi në rreth 12-47 dollarë, sipas një memorandumi qeveritar në 17 prill.
Tre persona janë arrestuar kohët e fundit duke u përpjekur të shesin ilaçin për 266 dollarë dhe katër punonjës të një spitali u arrestuan pasi u përpoqën të shisnin Remdesivirin për 200 dollarë.
Përktheu dhe përshati Alba News
Burimi: CNN