Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej disa kohësh tashmë ka zgjedhur të qëndrojë larg mediave dhe rrjeteve sociale duke u treguar e rezervuar me jetën private. Këngëtarja prej dy viteshjeton në Zvicër së bashku me bashkëshortin, biznesmenin turk, Huseyin Usta, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Megjithatë, ajo nuk ka hezituar që në raste të caktuara të ndajë me ndjekësit foto nga përditshmëria apo daljet me të fejuarin.
Por ky i fundit Usta ka befasuar me disa nga postime të tij të fundit në InstaStory, ku ka shfaqur disa imazhe të Gentës, jashtë linjave të saj të zakonshme të trupit.
Në videon e publikuar nga Usta, këngëtarja nga Gjilani shfaqet disa kile më shumë e veshur me veshje sportive ngjyrë të zezë. Pas publikimit të këtyre imazheve, fansat e këngëtares kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme të Gentës, edhe pse kjo e fundit nuk ka folur asnjëherë për këtë temë.