Shifra të lartë të viktimave dhe rasteve të reja janë shënuar në Kosovë edhe gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se kanë ndërruar jetë 11 pacientë si pasojë e Covid-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 478 raste të reja pozitive.
Njoftimi i plotë
Rezultati i ri ka dalë nga testimi i 1530 mostrave.
Rastet e vdekjes, të regjistruara të premten janë nga: Prishtina 2 raste (77, 65 vjeç), Prizreni 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë-Kosova 1 rast (70 vjeç), Gjakova 1 rase (80 vjeç), Gjilani 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klina 1 rast (62 vjeç), Suhareka 1 rast (77 vjeç).
Deri tash në Kosovë janë regjistruar 41 mijë e 777 raste pozitive. 1073 prej tyre kanë humbur betejën me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 690 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 27 mijë e 143. Raste aktive janë 13561.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga Prishtina 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime.